Ballina / KOSOVA / LDK: Negociatorët nuk kanë legjitimitet, autoritet e as mbështetje popullore
ldk

LDK: Negociatorët nuk kanë legjitimitet, autoritet e as mbështetje popullore

Lidhja Demokratike e Kosovës ka lëshuar një komunikatë, nëpërmjet së cilës i ka sulmuar negociatorët e ekipit të presidentit Hashim Thaçi për bisedime me Serbinë në Bruksel. 

“Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se drejtuesit e institucioneve aktuale dhe individët e tjerë të infiltruar në pushtet për kusure politike, të cilët pritet të udhëtojnë në Bruksel, nuk kanë autoritet, nuk kanë legjitimitet dhe as mbështetje popullore që ta përfaqësojnë Republikën e Kosovës në dialogun me Serbinë”, thuhet në komunikatën e LDK’së.

Partia opozitare, që udhëhiqet nga Isa Mustafa, ka thënë se konsideron se këtë grup njerëzish “i lidh vetëm mbetja në pushtet”, dhe ata “nuk përfaqësojnë më shumë se 40 % të qytetarëve, nuk i bëjnë nder dhe nuk mund të flasin e të marrin vendime në emër të qytetarëve të Kosovës, duke mos pasur mbështetjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës”.

Nëpërmjet komunikatës, LDK ka thënë se vetëm zgjedhjet e reja nacionale mund të prodhojnë institucione legjitime për të çuar përpara të gjitha proceset e rëndësishme për shtetin si dhe për të ndaluar, siç është shprehur partia, degradimin e plotë institucional, politik e ekonomik që e ka pllakosur Kosovën.

“Lidhja Demokratike e Kosovës mbështet procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE dhe SHBA për normalizimin e relacioneve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Por, ky proces, mund të qohet përpara vetëm nga institucionet legjitime të dala nga zgjedhjet e reja, të lira dhe demokratike, si dhe me një konsensus të gjerë institucional, politik e shoqëror”, përfundon komunikata.

 

@Fluidi

Provo po ashtu

ushtria, fsk

Janjiq: Ushtria e Kosovës do të jetë pjesë e NATO-s

Kreu i Forumit për Marrëdhënie Etnike, Dushan Janjiq, deklaroi sot se procesi i formimit të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.