Ballina / KOSOVA / LDK kërkon rinumërimin e të gjitha votave në Prishtinë
Ismet Beqiri, LDK

LDK kërkon rinumërimin e të gjitha votave në Prishtinë

Ismet Beqiri, nga selia qendrore e LDK-së ka kërkuar rinumërim të kutive të votimit në gjithë Prishtinën.

Ai ka bërë të ditur se kjo parti në PZAP ka paraqitur ankesë dhe ka kërkuar që të rinumërohen të gjitha vendvotimet në kryeqytet, pasi, sipas tij, janë evidentuar disa parregullsi.

“Ne si LDK konsiderojmë se rinumërimit nuk ka nevojë t’i druhet asnjë parti politike apo kandidat”, ka thënë Beqiri në një konferencë.

Po ashtu, LDK-ja ka kërkuar nga organet kompetente që të hetohet edhe organizimi i transporteve për bartjen e votuesve në ditën e zgjedhjeve, përmes OJQ-ve, pasi u dëshmua se një gjë e tillë ka ndodhur në balotazhin e së dielës, nga VV-ja.

“Një organizim i tillë ka më shumë sesa një element të veprës penale”, tha Beqiri.

Ndryshe, sipas rezultateve preliminare, Shpend Ahmeti i VV-së është për rreth 300 vota më para kandidatit të LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi.

Check Also

deklarata e pavaresise

Kurti: Deklarata e Pavarësisë nuk ishte vetëm hap përpara

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është kthyer pas në kohë, për të ritheksuar vërejtjet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *