fbpx

LDK-ja me nismë për ta çuar Haradinajn në Kushtetuese

Lidhja Demokratike e Kosovës ka filluar të mbledhë nënshkrimet e deputetëve për të çuar në Gjykatën Kushtetuese, vendimin e kryeministrit Ramush Haradinaj, për faljen e borxheve për ambalazhuesit e ujit.

Siç mëson Klan Kosova nënshkrimet e nevojshme ende nuk është arritur të mblidhen.

Gjithashtu, mësohet se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, që janë të pranishëm në seancën e sotme, e kanë dhënë nënshkrimin e tyre për këtë nismë.

Haradinaj kishte vendosur që ambalazhuesit e ujit në Kosovë të falen nga borxhet e tyre që u raportua të jenë mbi 50 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.