fbpx

LDK -ja me emra të ri

Zgjedhjet e dy degëve të LDK-së, e III-ta edhe e IV-ta në Prishtinë kanë nxjerr në skenë emra të rinjë.

Dega e III-të e LDK-së të dielën nga kuvendi zgjedhor, ka nxjerrë fitues Hazir Borovcin. Ai ka siguruar 61 vota nga delegatët e kësaj Dege, kurse kundërkandidati i tij, Bardhyl Meta, u nda me 41 vota.

Kjo Degë, ka zgjedhur edhe delegatët e saj për Kuvendin zgjedhor të LDK-së.

Delegatët të radhitur sipas votave janë; Arban Abrashi (63), Hazir Borovci (59), Skender Hyseni (58), Ukë Rugova (57), Rexhep Gjergji (57), Vjosa Osmani (56), Driton Rukiqi (51), Arsim Janova (51), Rrahman Ismajli (50), Doruntina Maloku (49), Luan Jusufi (49), Avdi Pireva (46), Bujar Hasimi (42), dhe Sokol Havolli (39).

Rezultate të ngjashme kanë dalur edhe nga zgjedhjet e degës së IV-të, ku shumicën e votave e siguroi Halim Mucolli, i cili e la prapa kundërkandidatin , Hashim Deshishku.

Nga Këshilli i Përgjithshëm ndërkaq nuk kanë siguruar votat e nevojshme , Sabri dhe Sami Hamiti.

Nga dega e IV-të për Këshillin e Përgjithshëm janë zgjedhur: Frashër Demaj me më së shumti pikë 77, Naser Rugova 70, Valon Murtezaj 68, Nuredin Ibishi 61, Hajrullah Ternava 56, Hikmete Berisha 54, Naim Krasniqi 52, Arben Gashi 50, Petrit Bicaj 49 po aq ka marr edhe Vlora Dumoshi, Rita Hajzeri 47, kurse Feim Rexhepi 43, Bilall Kastrati 43 kurse Alma Lama 38.

error: Content is protected !!