ldk

LDK fajëson Qeverinë për ngjarjet në UP

Lidhja Demokratike e Kosovës, konsideron se ngjarjet e fundit në Universitetin e Prishtinës, janë të papranueshme dhe se tashmë fajtore e vetme është Qeveria e Kosovës, e cila nuk ka vullnet që ta tejkalojë situatën.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, nëpërmjet Grupit parlamentar të saj, në bashkëpunim me Grupet parlamentare të AAK-së dhe të VV-së, tash e dy ditë po përpiqet që të kaloja një numër rekomandimesh, me anën  e të cilave do të adresoheshin përgjegjësitë dhe do të bëhej e mundur të ndryshohej gjendja për të mirë, por një gjë e tillë po pamundësohet për shkak të bojkotimit të seancës nga ana e PDK-së dhe koalicionit qeveritar”, thuhet në një njoftim për media të LDK-së.

MË tutje në njoftim thuhet se LDK, vlerëson se Qeveria nuk mund të mbrojë paligjshmëritë të UP duke i rrahur dhe arrestuar  studentët dhe qytetarët e Kosovës, dhe se i bën thirrje Qeverisë që të heq dorë nga uzurpimi që i ka bërë UP-së, me anën e militantëve të vet, dhe të hapë rrugë që situata të normalizohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.