Ballina / KOSOVA / LDK e VV përmbyllën negociatat programore, brenda 2-3 ditësh draftohet marrëveshja
avdullah hoti

LDK e VV përmbyllën negociatat programore, brenda 2-3 ditësh draftohet marrëveshja

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë se sot është mbajtur takimi i fundit i grupeve punese të VV-së dhe LDK-së.

Hoti në një prononcim për media deklaroi se tani ka mbetur të takohen të dy kryetarët e partive dhe të konkretizojnë dhe formalizojnë këtë marrëveshje.

Kemi arritur t’i përmbyllim pothuajse të gjitha çështjet programore si zhvillimin ekonomik, shëndetësinë, kulturën, sportin, politikat sociale, për çështje të diasporës, për çështje të energjetikës”.

“Sa na përket neve si grupe punuese në aspektin profesional kemi arritur t’i përmbyllim diskutimet tona dhe jemi të gatshëm tash që këtë marrëveshje shumë shpejtë për 2-3 ditët e ardhshme në formë të shkruar të draftuar ta dorëzojmë tek kryetarët e partive të cilët besoj që duhet të ulen menjëherë pas certifikimeve të rezultateve për të konkretizuar dhe formalizuar këtë marrëveshje”.

“I falënderoj edhe koleget nga VV-ja dhe nga LDK për durimin e treguar në detale dhe argumente të treguar nëpër fushat që i përmenda që do të zbatohen në 4 vitet e ardhshme. Po besoj të gjithë qytetratë janë të informuar për mënyrën se si ne i kemi zhvilluar këto negociata besoj që kemi arritur një standard të ri se si arrihen marrëveshjet”, tha Hoti.

Provo po ashtu

Parkingu nëntokësor i Prishtinës do t’i ketë 700 vend parkime

Komuna e Prishtinës ditë me parë ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e parkingut nëntokësor afër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.