Nga arkivi

LDK e VV konfirmojnë: Ende pa marrëveshje; LDK nuk flet a ka partner tjetër

Isa Mustafa, kreu i LDK-së, para gazetarëve të mbledhur në ambientet e Kuvendit të Kosovës, ku janë takuar tash e disa orë kreu i LVV-së dhe ai i LDK-së, bashkë me përfaqësues të shteteve të QUINT-it, ka thënë të kenë biseduar me LVV-në për koalicion të mundshëm, ndërsa i informuam edhe ambasadorët e QUINT-it.

“Si LDK, jemi të bindur që zgjidhja që e kemi ofruar, është ajo që balancon mbi suazat e votave të qytetarëve. U shprehëm se mbesim të hapur nëse LVV i pranon kushtet tona për bashkëqeverisje, jemi të gatshëm të lidhim marrëveshje”, tha Mustafa.

“Do të doja që të thosha se marrëveshja është finalizuar, por s’mund ta them një gjë të tillë për faktin se LDK-ja po insiston në propozimin e saj të 8 janarit. Pas kësaj date ne kemi dhënë dy propozime të tjera por që u refuzuan nga LDK-ja, në këto takime që kemi pasur. Sot kemi pasur takim të gjatë edhe me përfaqësues të QUINT-it, por po ashtu kemi pasur pas takimit me QUINT-in edhe një takim mes neve si dy subjekte politike. S’ka marrëveshje pikërisht insistimit të LDK-së për kthim të para datës së 26 dhjetorit. Është e papranueshme për ne. E kemi njoftuar QUINT-in për qëndrimet tona. Kemi parë të arsyeshme t’i takojmë bashkërisht që t’u japim gjendjen e qartë ku kemi mbërri sot. S’mund të them se takimet kanë përfunduar sepse kemi një javë në dispozicion për të finalizuar marrëveshjen. S’mund të jap garanc se do të bëhet, por do të garantoj për përkushtimin e VV-së që të punojë në këtë drejtim”, ka thënë Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje,  duke shtuar se nuk shohin asnjë partner tjetër potencial, pos LDK-së.

“Është përmbysje e vullnetit të 75 deputetëve. Është tallje që t’i themi kryeparlamentarit të zgjedhur në mënyrë demokratike hiqu, që të jetë dikush i LDK-së për disa muaj, pastaj ai të hiqet e të vijë dikush tjetër. Kjo është tallje me vendin. Kemi para vetes shumë zgjidhje të tjera, por kjo s’mund të bëhet nëse s’ka vullnet nga LDK-ja”, ka shtuar Haxhiu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!