Mbyllet sesioni pranveror i Kuvendit të Kosovës

LDK dhe VV dalin nga seanca e jashtëzakonshme

Deputetët e LDK-së dhe VV’së e kanë lëshuar sallën ku po mbahet seanca e jashtëzakonshme. Në këtë seancë po diskutohet për platformën dhe Ligjin për dialogun.

LDK qysh në fillim kërkoi që kjo seancë të shtyhet por e njëjta nuk mori votat e mjaftueshme. Deputetëve të LDK-së iu kanë bashkuar edhe ata të VV-së.

Ndërkaq deputeti i VV-së, Glauk Konjufca ka thënë sot se Haradinaj nuk është dashur fare ta thërrasë seancën e jashtëzakonshme, ngase sipas tij kryeministri është tërhequr nga dialogu.

“Kryeministri nuk është dashtur ta thërrasë këtë seancë sepse ai është tërheqë nga dialogu me Serbinë, ndoshta këtë mbledhje është dashur ta thërrasë Limaj e jo kryeministri i cili është tërhequr nga dialogu”, ka thënë Konjufca.

Seance e sotme e Kuvendit po mbahet me kërkesë të kryeministrit Ramush Haradinaj.

Seanca ka dy pika të rendit të ditës: Shqyrtimi i dytë i projektligjit për kompetencat, detyrat dhe përgjegjësitë e delegacionit shtetëror për bisedime me Serbinë dhe Platforma për finalizimin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.