Ballina / RAJONI / Latinka Perovic: Evropa ka frikë nga kaosi në Serbi

Latinka Perovic: Evropa ka frikë nga kaosi në Serbi

Ç’mendonte Tito rreth idesë që Kosova e Vojovodina të bëheshin republika, sipas intelektuales serbe?

Latinka Perovic, një politikane serbe, e larguar pas pastrimeve të mëdha të vitit 1972, më pas i është kushtuar politikës dhe kurrë më nuk është marrë aktivisht me punë të politikës. Megjithatë, ajo është shoqërorisht aktive dhe njëra prej kritikëve dhe analistëve më konsekuentë të nacionalizimit serb dhe pasoja të cilat i ka krijuar ai.

Në një intervistë të gjatë për portalin “Lupiga”, ajo ka thënë se sot në Serbi vazhdohet politika e Milosheviçit dhe se Perëndimi ka frikë nga kaosi në Serbi.

– As historikisht dhe as teorikisht nuk shoh se ka pasur një ndërprerje me kohën e Sllobodan Millosheviçit, SPS-së dhe luftërave. Së fundmi, në Serbi, në pushtet dhe në arenën publike janë njerëzit të cilët kanë shumë lidhje me luftën. Ose ishin ministra në qeveritë e tij dhe ligjvënës, ose ata ishin zëdhënësit e tij. Për mua, orientimi i Serbisë drejt Evropës është goxha jo bindëse. Unë mendoj se është thjesht retorikë, dhe se Serbia është ende në thelb ende e orientuar kah Rusia, dhe Rusia po e përdor atë. Rusia është gjithmonë e pranishme në Ballkan, dhe kurrë nuk e ka mohuar atë. Thjesht shikoni sjelljen e ambasadorëve rusë në Beograd. Serbia karakterizohet nga një dhunë e madhe…”, ka thënë ndër tjera ajo.

Duke folur rreth qasjes së politikës evropiane ndaj, Serbisë, ajo ka thënë:

“Kam frikë se vlerësimi i tyre për situatën reale në Serbi është shumë më i keq se sa është i dukshëm nga deklaratat zyrtare, dhe se ata kanë frikë nga kaosi këtu…”

Duke folur rreth qëndrimit të Titos ndaj nacionalizimit serb, ajo ka treguar për një deklaratë të udhëheqësit komunist jugosllav rreth mundësisë që Kosova të bëhej republikë.

– Tito ishte thellësisht i vetëdijshëm për nacionalizmin serb dhe rreziqet që sjell me vete. Në një intervistë me një gazetar amerikan që e pyet atë nëse kishte mundësi që Vojvodina dhe Kosova të bëhen republika, Tito thotë: Jo, serbët do të më kishin vrarë po të kisha dalë me këtë ide, edhe pse unë personalisht kam menduar se kjo mund të ishte zgjidhja. Kështu, ai ishte i vetëdijshëm për rolin thelbësor të nacionalizmit serb dhe ishte shumë i kujdesshëm me të…”, ka thënë Peroviç.

Provo po ashtu

tirane, shqiperi, holokausti

Monument për të kujtuar hebrenjtë

Shqiptarët, vepruan me vetëmohim për të mbrojtur hebrenjtë në një kohë kur pjesa tjetër e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.