Ballina / KRYESORE / Largohet nga posti Prokurori i Specializuar
gjykata speciale

Largohet nga posti Prokurori i Specializuar

Pasi që Prokurori i Specializuar, David Schwendiman, lajmwroi largimin e tij nga detyra me 31 mars kishte reagime dhe porosi nga BE.

Të enjtën, ka paralajmëruar Prokurori i Specializuar, David Schwendiman, se do të largohet nga pozita e tij si kryeprokuror i Tribunalit Special. Schwendiman do të largohet nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 31 mars 2018, kur emërimi i tij do të marrë fund.

Prokurori i Specializuar David Schwendiman dha një deklaratë dje, duke cekur arsyet për largimin e tij nga Haga në prill, largimi i cili vjen për shkak të skadimit të emërimit të tij për afatin e caktuar për tre vite si një Oficer i Lartë për Shërbim të Jashtëm në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Z. Schwendiman do të largohet nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 31 mars 2018 kur emërimi i tij do të marrë fund.

“Kjo duhet të ndodhë sepse administrata amerikane nuk mund të bëjë përjashtim për statusin tim si pensionist i rimarrë në shërbim, diçka që ligji nuk më lejon të ndryshoj, pavarësisht nga sa shumë mund të dëshiroj të qëndroj,” z. Schwendiman tha në deklaratën e bashkëngjitur.

Në këtë deklaratë, z. Schwendiman e bëri të qartë që nuk po e jep dorëheqje as nuk po shkarkohet dhe që largimi i tij i shpejtë nuk paraqet një ndryshim në politika ose zotim ndaj punës së Zyrës së Prokurorit të Specializuar nga ana e SHBA-së ose nga ana e Bashkimit Evropian ose nga bashkësia ndërkombëtare në përgjithësi.

Schwendiman gjithashtu pati një mesazh shumë të qartë në lidhje me hetimet të cilat ai kryeson.

“Asnjëri nga ata përgjegjës për krimet e përfshira në mandatin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe të Dhomave të Specializuara nuk duhet të mendojë për asnjë moment që largimi im ka të bëjë fare me një mungesë zotimi ndaj hetimeve.

“Një parim kryesor i punës sonë gjithmonë ka qenë përgjegjësia individuale – duke mbajtur njerëz përgjegjës për veprat e veta, për çka kanë bërë si individë – puna jonë asnjëherë nuk ka qenë për ndryshimin e historisë ose për të veçuar grupe të caktuara për dënim.

“As kjo nuk do të ndryshohet kur një Prokuror i Specializuar i ri do të marrë përsipër detyrën,” tha ai.

Ai gjithashtu bëri të qartë që ata që janë prekur nga krimet të përfshira në mandatin “kanë çdo arsye të vazhdojnë të besojnë në punën që ne kemi bërë, po bëjmë tani apo do të bëjmë në të ardhmen.”

“Vendosmëria e atyre që po punojnë në Zyrën e Prokurorit të Specializuar nuk do të ndikohet vetëm nga se do të zëvendësohem,” tha ai, duke shtuar që “Kushdo që vjen pas meje do të jetë po aq e zotuar në kryerjen e punës drejt dhe mirë dhe aq shpejtë sa është e mundshme.”

Z. Schwendiman u emërua Prokuror i Specializuar më shtator 2016, pasi që kishte shërbyer si Kryeprokuror i Task Forcës Hetimore Speciale që nga maj 2015. Z. Schwendiman u pensionua nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë më 2014 pasi kishte shërbyer në pozita të ndryshme në departamentin, duke përfshirë Këshilltar të Lartë për Çështje Gjyqësore, Ndihmësprokurorin e Parë të Shteteve tё Bashkuara dhe Prokurorin e Përkohshëm për rajonin e Utahut. Pas pensionimit, ai menjëherë u kthye në shërbim në zyrën e Kryeinspektorit Special tё Shteteve tё Bashkuara për Rindërtimin e Afganistanit (SIGAR) si Drejtor i Operacioneve Pararojё të Kryeinspektorit Special në Kabul. Ai vinte në Task Forcën Hetimore Speciale menjëherë pas shërbimit të tij me SIGAR-in.

Në karrierën e tij që zgjatet më shumë se pesë dekada, ai kreu detyra në Bahrejn, Bangladesh, Brazil, Tajlandë dhe Vietnam, dhe kaloi shumë vite në Afganistan dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Për largimin nga detyra ka folur, Kryetarja e Gjykatws Speciale.

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ka komentuar largimin e Prokurorit Special, David Schwendiman, nga detyra e tij. Ajo thotë se Gjykata Speciale do të vazhdojë punën e saj pa ndërprerje.

Pas deklaratës së lëshuar nga Prokurori i Specializuar, David Shwendiman, në lidhje me përfundimin e ushtrimit të funksionit prej tij, në fuqi prej 31 marsit 2018, Kryetarja e Dhomave të Specializuara ka dalë me një reagim ku falënderon Schwendiman për punën e tij, ndërsa njofton se Gjykata Speciale do të vazhdojë punën pa ndërprerje.

“Z. Shvendiman u emërua Prokuror i Specializuar më 1 shtator 2016. Që prej emërimit ai ka punuar në mënyrë këmbëngulëse për jetësimin e mandatit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, për të mundësuar hetime dhe procedime penale të drejta, të paanshme, efikase dhe të pavarura të pretendimeve për krime brenda juridiksionit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, duke i kushtuar kujdes të posaçëm mbrojtjes së dëshmitarëve të mundshëm. Si Kryetare e Dhomave të Specializuara pata privilegjin të njihesha dhe të bashkëpunoja me z. Shvendiman për çështje me interes të ndërsjellë midis institucioneve tona të zhvendosura. Në aspektin personal më kanë lënë mbresë profesionalizmi, përkushtimi dhe intelekti i tij. E falënderoj Prokurorin e Specializuar për themelimin e një institucioni të fortë dhe të pavarur. Të dy institucionet, Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, do të vijojnë pa ndërprerje punën për përmbushjen e mandatit të tyre. I jam thellësisht mirënjohëse Prokurorit të Specializuar për punën e tij me përkushtim dhe i dëshiroj çdo të mirë në veprimtarinë e tij në të ardhmen”, kishte thwnw Trendafilova.

Edhe Zëdhënësja e shefes për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Maja Kocjançiq, ka folur rreth largimit të prokurorit të Speciales, David Schwendiman.

Përmes një deklarate për medie ajo ka shkruar se është shumë falënderuese për punën e tij gjatë kësaj periudhe për të hetuar dhe ndjekur penalisht krimet që kanë ndodhur në Kosovës gjatë luftës në vitet 1998, 1999 dhe 2000.

Kocjançiq ka thënë ndër tjerash se Bashkimi Evropian vazhdon të jetë përkrahës i Dhomave të Specializuara dhe Prokurorisë së Specializuar.

“Bashkimi Evropian vazhdon të jetë një përkrahës i fuqishëm i punës së Dhomave të Specializuara dhe Prokurorisë së Specializuar. Ato janë një demonstrim i rëndësishëm i angazhimit të Kosovës për sundim të ligjit, i cili është një element thelbësor për përparimin e Kosovës në rrugën e integrimit drejtë BE-së dhe për angazhimin e BE-së me Ballkanin Perëndimor në tërësi. Është veçanërisht e rëndësishme që Dhomat e Specializuara dhe Prokuroria e Specializuar të jenë në gjendje të vazhdojnë punën e tyre në mënyrë të pavarur, pa ndonjë ndërhyrje të jashtme”, thuhet në deklaratën e Kocijançiq.

Kwai Hong Ip, zëvendësi i z. Schwendiman, do të marrë përsipër detyrën si Prokuror i Specializuar i Përkohshëm që të sigurohet vazhdimësi.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/largohet-nga-posti-prokurori-i-specializuar-trendafilova-premton-funksionim-te-plote-te-speciales-500350/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

@Fluidi

Provo po ashtu

thaci ,merke,l vuciq

Mediat serbe: Marrëveshja Kosovë-Serbi deri në fund të vitit

Mediat serbe shkruajnë se në takimin e liderëve të rajonit me kancelaren gjermane Angela Merkel …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.