Ballina / BOTA / Laos: Shpërthen diga, banorët fillojnë të vrapojnë për t’i shpëtuar më të keqes

Laos: Shpërthen diga, banorët fillojnë të vrapojnë për t’i shpëtuar më të keqes

Në shtetin aziatik të Laosit ka ndodhur një ngjarje e pazakontë e cila ka shokuar banorët e asaj zone, ndërsa e gjithë kjo ngjarje është dokumentuar me një video amatore.
Bëhet fjalë për një digë e cila ka shpërthyer, kurse banorët vraponin sikur të çmendur për ta shpëtuar kokën nga uji i rrëmbyeshëm, që po shkatërronte gjithçka që i dilte para.

Një valë e madhe kishte prekur disa fshatra, kurse disa punëtorë që në ato momente ishin duke rregulluar rrugën me ekskavatorë, janë detyruar të ikin për t’i shpëtuar më të keqes.

Për fat të mirë askush nuk është lënduar nga shpërthimi i digës, por raportohet se shtatë fshatra janë përmbysur dhe janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Diga gjendet rreth tre kilometra nga fshatrat e prekura, kurse autoritetet lokale janë zotuar se do t’i kompensojnë dëmet banorëve të asaj zone.

Besohet se shirat e rrëmbyeshëm kishin qenë shkaku i shpërthimit të digës.

 

Check Also

Brammertz per hagen

Brammertz: Me mbylljen e Gjykatës së Hagës nuk mbyllet beteja për drejtësi

Ndërsa Gjykata e Hagës përfundon misionin e saj duke sjellë para drejtësisë përgjegjësit kryesorë të …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *