Ballina / Kulturë / Lansohet platforma “Lista e Trashëgimisë në rrezik”

Lansohet platforma “Lista e Trashëgimisë në rrezik”

Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB Kosova) në bashkëpunim me organizatën EC Ma Ndryshe, do të lansojnë sot platformën “Lista e Trashëgimisë në rrezik” .Lansimi i platformës bëhet në Klubin e Boksit në Prishtinë.

Përveç lansimit të platformës, do të bëhet edhe hapja e një ekspozite që ka të bëjë me këto asete të trashëgimisë kulturore.

Gjatë vitit 2016 CHwB Kosova dhe EC ma ndryshe kanë analizuar gjendjen fizike të rreth 900 aseteve të trashëgimisë kulturore në Kosovë.Platforma e re është përmbledhje e aseteve që janë në rrezik “Lista e Trashëgimisë në rrezik”.

Kjo platformë është një mundësi e re për të informuar publikun, institucionet relevante dhe palët e interesit për kushtet në të cilat ndodhet trashëgimia kulturore e vendit, dhe njëherësh synon t’i përfshijë ata në vlerësimin dhe ruajtjen e saj./infoglobi

Provo po ashtu

torino, itali, hiroshima mon amor, koncertet, madona, bob dilan

Koncerti i parë pa telefon celularë

Nëse hyn në koncert nuk duhet ta mbash me vete celularin, të bësh foto, të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.