Lansohet fushata “Të mbështesim infermieret dhe mamitë”

Në Ditën Botërore të Shëndetit, UN Women, në bashkëpunim me UNFPA dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë, kanë lansuar fushatën “Të mbështesim infermieret dhe mamitë”.

“Dita Botërore e Shëndetit është ditë që shënohet globalisht çdo vit në 7 Prill. Në shënim të kësaj dite, këtë vit UN Women, në bashkëpunim me UNFPA dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë lansojnë fushatën “Të Mbështesim Infermieret dhe Mamitë.” Duke pasur parasysh situatën e pandemisë COVID-19 me të cilën po ballafaqohet e tërë bota, këtë vit Dita Botërore e Shëndetit ka për qëllim lartësimin e rolit jetësor të cilin e luajnë punëtoret shëndetësore në luftën ndaj pandemisë”, thuhet në komunikatën e përbashkët për media.

Në të gjithë botën, rreth 70 për qind e punonjësve të sektorit shëndetësor dhe shërbimeve sociale janë gra. Megjithatë ato paguhen 11 për qind më pak se burrat në profesione të njëjta. Në Kosovë gratë përbëjnë 65% të punëtorëve në sektorin shëndetësor. Shumë nga to janë në profesione që i vendosin në vijën e parë të përgjigjes ndaj COVID-19.

“Në këtë kohë të pandemisë, mjekët, infermierët, mamitë dhe punëtorët e tjerë të kujdesit shëndetësor në të gjithë botën po rrezikojnë mirëqenien e tyre për t’u kujdesur për të gjithë ne. Sot, në Ditë Botërore të Shëndetit ju falënderohemi atyre”, përfundon komunikata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.