fbpx

Lama i sulet gazetarit të KTV’së

Ish-deputetja e Vetëvendosjes dhe e LDK’së, Alma Lama, e cila është emëruar Ambasadore nga Hashim Thaçi në Itali, është përplasur publikisht me fjalë me gazetarin e KTV’së, Xhemajl Rexha.

Lama e ka quajtur Rexhen pseudogazetar duke akuzuar se ëndërr e tij është Beogradi.

“Per pseudogazetarin Xhemajl Rexha dhe KTV-ne qe mbreme paskan zbuluar se cila eshte “endrra”e shqiptareve te Shqiperise, por dhe albanofobine e tij: Definivisht eshte me mire te kesh enderr Romen, sesa te kesh enderr Beogradin qe e ka soji juaj”, ka shkruar Ambasadorja Lama.

Rexha mbrëmë në një emision televiziv kishte treguar se si Alma Lama ishte kundërshtarja më e ashpër publike e Hashim Thaçit dhe në fund e tregtoi votën për ta bërë pikërisht Thaçin President.

Alma Lama kishte ardhur nga Shqipëria në Kosovë si gazetare, më vonë, ishte bërë pjesë e Partisë së Albin Kurtit, duke u bërë edhe deputete, ishte larguar nga Vetëvendosje dhe ishte bërë pjesë e LDK’së, duke fituar mandatin e deputetes.

Kishte pasur akuza publike se ajo kishte votuar Hashim Thaçin për President në këmbim të pozitës së Ambasadores.

Ende nuk dihet nëse do të ketë ndonjë veprim nga Ministria e Punëve të Jashtme për diplomaten e Kosovës në Itali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.