Ballina / KOSOVA / Lama: Deputetët po kanë frikë të përballen me të vërtetën
alma lama

Lama: Deputetët po kanë frikë të përballen me të vërtetën

Alma Lama, ish Ambasadorja e Kosovës në Itali, përmes një postimi të publikuar në Facebook, ka thënë se shkarkimi i saj nga Presidenti Thaçi nga posti i ambasadores në Itali ishte hakmarrje politike.

Lama është zemëruar pse Komisioni për Punë të Jashtme e ka shtyer datën kur ish ambasadorja me kërkesë të saj do të raportonte për detajet e këtij shkarkimi.

“deputetët kanë frikë të përballen me të vërtetën” ka shkruar Alma Lama.

Ky është postimi i plotë i ish ambasadores Alma Lama:

Te nderuar miq,

Me date 10 qershor i kam derguar nje leter kryetares se Komisionit per Pune te Jashtme te Kuvendit te Kosoves znj. Osmani- Sadriu ku kam kerkur per te raportuar para tyre per punen time si Ambasadore ne Itali dhe per largimin e parakohshem, i cili ishte nje hakmarrje primitive politike, por me pasoja dhe deme ne interesat e shtetit.
Te njejten leter kam kerkuar nga Kuvendi qe ti shperndahet anetareve te komisionit.

Megjithese fillimisht me njoftuan se do te me prisnin ne komision me date 16 korrik tashme me njoftuan se eshte anulluar sepse shumica e anetareve te komisionit nuk mund te marrin pjese. E mbledhja qenka shtyre per sesionin vjeshtor.

Pervecse nje sjellje jo serioze, une kete e konsideroj bojkot dhe frike te deputeteve per tu perballur me te verteten.

Po te ishin ne nivelin e detyres keta deputete me siguri do te me kishin thirrur vete per raportim ose se paku do ta kishin marre ne pyetje ministrin e jashtem, i cili ka qene disa here ne raportim para ketij komisioni.

Sa per mua, thjeshte desha tia bej edhe nje sherbim tjeter shtetit te Kosoves, perndryshe platformat per te thene te verteten jane te pafund.

Dhe tashme une jam nje qytetare e lire, pa asnje funksion publik qe kam mundesi ta mbroj veten nga sulmet e paskrupullta, shpifjet e neveritshme qe mu bene gjate gjithe kohes qe isha ne detyre, per interesa meskine e ne kundershtim me cdo etike institucionale e shteterore.

E Komisionit ju rrite ndera per sesionin vjeshtor….

Më poshtë gjeni letrën që ish ambasadorja Lama ia ka dërguar kryetares së Komisionit Parlamentar, Vjosa Osmanit.

@infoglobi

Provo po ashtu

Philip S. Kosnett

Kosnett: Për herë të parë ekstradohet kosovari për gjykim në SHBA

Philip Kosnett, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë,ka deklaruar se sot për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.