Ballina / SPORT / Lajme nga Facebook: Do të transmetojmë Champions-in
In Fabric

Lajme nga Facebook: Do të transmetojmë Champions-in

Rrjeti social i Mark Zuckerberg, nga shtatori do të transmetojë falas përmes shërbimit të vet “Livestream” ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Ky shërbim do t’u ofrohet vetëm amerikanëve dhe mundësohet falë marrëveshjes së arritur me kompaninë Fox Sports, që zotëron ekskluzivitetin e transmetimit të kompeticionit më të ndjekur për klube në Shtetet e Bashkuara.

Ideja lindi pas finales së madhe të Kardifit mes Juventusit dhe Realit të Madridit, ku mbi 80 milionë njerëz reaguan përmes diskutimeve, pëlqimeve dhe postimeve për këtë ngjarje vetëm në SHBA.

Marrëveshja parashikon që Facebook të transmetojë falas për të gjithë amerikanët dy ndeshje në ditë gjatë fazës së grupeve, katër në 16-she dhe katër nga fazat pasaardhëse.

“Facebook ka komunitetin më të madh të tifozëve të futbollit dhe kjo marrëveshje do të mundësojë që Champions League të shihet edhe nga ata që nuk kanë mundësi ta shohin në televizor.

Përveç kësaj, Facebook ka edhe marrëveshje me MLS dhe ligën meksikane për të transmetuar ndeshjet e kampionateve respektive në të njëjtën formë.

Check Also

Prishtina synon të jetë befasi në Ligën e Evropës

Klubi i futbollit Prishtina, të enjten do të zhvillojë ndeshjen e parë kualifikuese për Ligën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *