fbpx
peshqit, shiu, meksike

Lajm i vërtetë: Shi me peshq nga qielli në Meksikë (Video edhe për raste tjera)

Mbrojtja civile në Tamaulipas, në verilindje të Meksikës,  ka thënë se shiu që ra të martën në qytetin bregdetar Tampico ishte i përzier me peshq. Dhe ky është një fakt.

Secili që ka parë filmin e Sharkandos apo filmin Magnolia,  e di se shiu me peshq nuk është fenomen i ri dhe nuk paraqet fundin e botës. Jashtë pamjes së filmave ky fenomen ka ekzistuar dhe është regjistruar në jetën reale edhe më heret, e jo vetëm tani pas tërmetit në Meksikë. Video

Së fundi ky fenomen u regjistrua nga  foto -kamerat e disa mediave botërore të marten në verilindje të Meksikës.

Në Facebook po qarkullojnë foto që shfaqin katër peshq të vegjël në një qese plastike dhe një tjetër në trotuar, raporton AP.

Sipas të dhënave në Bibliotekën e Kongresit në ShBA, ky është një fenomen për të cilin është raportuar që nga kohërat e lashta.

Shkencëtarët besojnë se tornadot mbi ujë mund të jenë përgjegjëse për thithjen e peshqve në ajër ku ata fryhen derisa të bien në tokë.

Ja disa shembuj dhe pamje që po u sjell infoGlobi, e që dokumentojnë këtë fenomen në të shkuarën:

  • Më 2004, BBC  raporton të ketë rënë shi në fshatin Knighton, Britani e Madhe.
  • Më 2009, janë regjistruar pamje të shiut me peshq në disa qytete të Japonis (këtu) . Madje shi i tillë ka rënë në bashkinë Ishikawa për disa ditë resht.
  • Një vit më vonë bretkocat ranë nga qielli në Hungari (Këtu) Rákóczifalva, Hungary.
  • Në vitin 2010, në Lajamanu të Australisë i regjistrua shi me pesh për dy ditë me radhë (an Australian desert town, Lajamanu, which is more than 300 miles from the nearest river, (Këtu).
  • Në vitin 2012 Sri Lanka përjetoi të dyjat shoun me pesh dhe shiun me karkaleca (Këtu). Ngjarja u regjistrua sërish dy vjet më vonë në distriktin Chilaw.
  • Shi masiv me peshq ka rënë në Indi në vitin 2016, shih:  Times of India. Vendi është i njohur për uraganet. Fenomene të ngjashme india kishte përjetuar edhe në vitin 20082009 dhe 2015.

  • Në Etiopi ky fenomen u regjistrua në vitin 2016 në Dire Dawa, ku pamjet e banorëve duke mbledhur peshqit e ngordhur që po binin nga qielli shokuan botën.

Rasti më i famshëm, si ka shkruar më heret infoglobi ka qenë ai në Marksvill të Luzianës në tetorin e vitit 1947 , por raste të ngjashme ishin regjistruar edhe në Skoci, 1684, Maryland më 1829, Singapore në 1861, Floridë në 1893, Gjermani më 1896, Nepal më 1900, Canada më 1903, Zelandë të re më 1924 dhe Irlandë më 1928.

Dhe jo vetëm kaq. fenomene të tilla janë raportuar edhe në kohën e perandorisë romake , kur Pliny shkruajti për “stuhi peshqish” qysh në vitin 23 para Krishtit. Ky fenomen madje u citua si shkak eventual i murtajës në Egjiptin e lashtë, e cila u shfaq në kohën kur “lumi Nil dhe toka e Egjiptit u mbuluan nga bretkosat”.

Këto ishin vetëm disa nga rastet e dokumentuara e disa vetëm të raportuara që inspiruan filmat si ai i Sharkandos apo filmin Magnolia që trajtojnë fenomene si këto.

Përderisa pamje më lartë janë të vërteta, videoja më poshtë është nga filmi Bretkosat e Magnolias./infoglobi

@infoGlobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.