Ballina / KOSOVA / Lajm i mirë për veteranët
UCK

Lajm i mirë për veteranët

Kryetari i veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka një lajm të mirë për veteranët. Veteranët të cilët muajin e kaluar nuk i kanë marrë pensionet e tyre këtë muaj do t’i marrin.

Kryetari i organizatës së veteranëve të UCK-së Hysni Gucati për Indeksonline ka thënë se veteranët do të paguhen këtë muaj. Gucati shtoi se edhe borxhi i muajit të kaluar do të jepet në këtë muaj.

“Veteranët do t’i marrin me kohë pensionet dhe po ashtu të muajit të kaluar të cilët nuk e kanë marr. Kam pasur takime më herët me institucionet përkatëse, dhe veteranët nuk do të mbesin pa pensione” ka thënë Gucati.

Ndryshe,në muajin gusht Qeveria e Kosovës nuk ka arritur që t’i sigurojë mjetet për t’i bërë këto pagesa.

Mungesa e mbi 4 milionë eurove ka bërë që veteranët të mos marrin as pensionet për muajin gusht.

 

Check Also

zgjedhjet

Istog : Zgjedhjet do të vëzhgohen nga 440 komisionerë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar të gjitha përgatitjet për të dielën kur në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *