fbpx

Lajm i hidhur për Barçën e Realin

Real Madrid dhe Barcelona nuk do të fitojnë më nga 150 milionë euro në vit nga të drejtat televizive. Tash e tutje parat do të ndahen në mënyrë të barabartë

Një formulë e re për shpërndarjen e të ardhurave nga të drejtat televizive do t’i japë fund monopolit të Barcelonës dhe Realit të Madridit.

Gjatë viteve të fundit, dy klubet më të mëdha të Spanjës negocionin veçmas nga të tjerët, duke përfituar kështu të ardhura shumë herë më të larta, por me ligjin e ri nga qeveria, situata duket se do të ndryshojë rrënjësisht.

Konkretisht deri më sot, Reali dhe Barça përfitonin nga 150 milionë Euro në vit, që do të thotë tre herë më shumë se klubet e tjera.

Sipas formulës së re, 50 përqind e parave të siguruara nga të drejtat televizive do t’u shpërndahen në mënyrë të barabartë të 20 skuadrave të La Ligas, ndërsa pjesa tjetër do të jepet me kritere si pozicioni në ligë apo kapaciteti për të gjeneruar të ardhura.

Kjo do të thotë se Reali dhe Barcelona do të vazhdojnë të fitojnë më shumë se të tjerët, jo vetëm sepse janë dy më të mëdhenjtë e kampionatit, por për hatër të së shkuarës së lavdishme.

Ministri i Sporteve, Jose Ignacio Wert tha se me këtë ligj merr fund pabarazia mes klubeve, ndërsa presidenti i federatës, Javier Tebas u shpreh se në Spanjë ka nisur një epokë e re për futbollin, me një kampionat të rilindur që do të njohë vetëm rritje e zhvillim. /rtk