fbpx
dogana e kosoves

Lajiq: Reciprociteti është më i keq se taksa 100 %

Ministri i Tregtisë në Serbi, Rasim Lajiq (Ljajic), ka thënë sot se, nëse masa e reciprocitetit është ashtu siç ka paralajmëruar Prishtina dhe nëse kërkohet që në dokumenta të deklarohet se malli po dërgohet në Republikën e Kosovës, atëherë do të jetë e pamundur të bëhet tregti. Ndërkoh që sipas tij dokumenta të tilla nuk do t’i pranojnë autoritetet doganore të Serbisë.

“Nëse reciprociteti është ai që kanë paralajmëruar, që të gjitha faturat duhet të deklarojnë që malli po dërgohet në Republikën e Kosovës, ato mallëra nuk do të shkojnë, sepse autoritetet tona doganore nuk do të mund t’i pranojnë ato dokumente”, ka thënë Ljajcic për mediat në Beograd.

Ai thotë se tregtia do të jetë zero, ndërkohë ka kërkuar që situate të kthehet siç ishte para vendosjes së taksës 100 %.

Sipas tij vetëm heqja e taksës 100 % ishte një vendim që kishte sens.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.