Lajçak: Diskutimet konfirmuan kompleksitetin e ndjeshmërinë e çështjes

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, u deklarua pas përfundimit të takimit të sotëm mes palës kosovare dhe asaj serbe.

Ai duke mos dhënë shumë detaje tha se u konfirmua se çështjet e diskutuara janë të ndjeshme dhe komplekse.

“Sapo përfundoi bisedimet e sotme me kryenegociatorët Marko Gjuriq dhe Skënder Hyseni mbi pretendimet e përbashkëta financiare dhe pronën. Diskutimet tona konfirmuan kompleksitetin dhe ndjeshmërinë e çështjes”.

Por, Gjuriq ka deklaruar para mediave serbe se ai bashkë me delegacionin e tij kanë insistuar për hapjen e temës së Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, por tha se kjo u kundërshtua nga përfaqësuesit e Prishtinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.