Ndodhi në këtë ditë

Ky truk ka ngritur në këmbë gjithë Britaninë

Truku e ka intriguar aq shumë publikun, sa tash e sa ditë të gjithë po provojnë ta zbërthejnë , por skeptikët këmbëngulin se “iluzionisti dhe anëtari i jurisë Simon Cowell kanë bashkëpunuar”, sepse diçka e këtillë nuk mund të ndodhë në realitet.

Iluzionisti dhe “lexuesi i mendimeve” Jamie Raven është bërë të shtunën yll i javës në Britani të Madhe, duke ju falënderuar paraqitjes në emisionin “Britain’s Got Talent”, përkatësisht trikut i cili e ngriti në këmbë tërë sallën, por i la edhe qindra mijëra shikues në mosbesim të plotë.

Se për çfarë triku është fjala, më së miri shikojeni vetë, ndërsa duhet thënë se ai trik aq shumë e ka intriguar opinionin, sa është nxjerrë teoria e komplotit, sipas të cilës pjesëtari i jurisë Simon Cowell e ka ndihmuar Ravenin.

Në të vërtetë, një ditë pas emisionit është zbuluar se Raven e Cowell në dhjetor kanë pasur rastin të njihen në një mbrëmje humanitare, kështu që meqë Cowell ishte mu ai që e zgjodhi letrën, edhe nuk është çudi që doli tregimi për kurdisjen e trikut.

Megjithatë, të dy energjikisht i kanë mohuar thëniet e tilla:

“Kjo është e vërtetë. Atë mbrëmje kemi qenë në të njëjtën hapësirë, por nuk kemi pasur rast të bisedojmë. Përkundrazi, për herë të parë ndonjë fjali e kemi këmbyer vetëm në audicionin për emision”, ka thënë iluzionisti./infoglobi/d