Ballina / Shkencë / Ky studim është shokues: embrion i modifikuar njerëzor

Ky studim është shokues: embrion i modifikuar njerëzor

Një ekip i shkencëtarëve kinezë këtë muaj kanë publikuar rezultate shokuese, por kumtesa e tyre thuaja se s’ka pasur fare jehonë në publik.

Hulumtimet e udhëhequra nga Junji Huang nga universiteti Jat-sen në Guangzhou, kanë publikuar punën e parë mbi ndryshimin e ADN-së së embrionit njerëzor.

Hulumtimi pioner megjithatë është kontrovers, ndonëse është bërë në embrione të dëmtuara, të cilat kurrë nuk do të mund të zhvilloheshin në njeri.

Në të vërtetë, shumë shkencëtarë besojnë se ky është fillimi i inxhinieringut njerëzor, i cili mund të ndryshojë rrjedhën e evolucionit të llojit tonë.

Si ka mundur të kalohë e pavërejtur kjo punë? Është botuar më 11 prill në një revistë më pak të njohur në internet “Protein and Cell”, pasi që shumë revista shkencore me renome, si “Science” e “Nature” kanë refuzuar ta botojnë për shkak se studimi nuk është etik.

Ky refuzim është tregues i ndarjes së madhe në botën e hulumtimet e avancuara gjenetike: shkencëtarët kanë zbuluar një mjet të fuqishëm, por janë të pasigurt se ku mund t’i çojë ai.

CRISPR: Teknikë e re

Ideja, e cila është në thelb të gjenetikës mjekësore është shumë e thjeshtë, ndonëse detajet janë shumë të ndërlikuara. Kopiet e kodit unik gjenetik në formë të ADN-së janë gati në secilën qelizë njerëzore.

Njerëzit që vuajnë nga çrregullimet gjenetike kanë mutacione gjenesh, përkatësisht “shkronja” të përziera në ADN-në e tyre. Shkencëtarët kanë qëllimin që të shërojnë çrregullimet gjenetike duke rregulluat vetë gjenin.

Ata gjatë disa viteve të fundit kanë zhvilluar një metodë të fuqishme të ndarjes së vargjeve defekte të ADN-së dhe t’i zëvendësojnë me të shëndoshë. Teknikën MIT Technology Review e ka quajtur “zbulimin më të madh bioteknologjik të shekullit”, ndërsa ekipi i Huangut me ndihëm e kësaj ka bërë hulumtimin CRISPR.

Kjo tenkinë është zhvilluar duke përcjellë luftën ndërmjet bakterieve dhe virusëve, ashtu që shkencëtarët kanë zbuluar se bakteriet përdorin vargjet CRISPR të gjeneve, si armë biologjike, në mënyrë që të mbajnë mend, detektojnë dhe t’i copëtojnë virusët armiqësor.

Jo gjatë pas këtij zbulimi, shkencëtarët ia kanë dalë ta modifikojnë teknikën, ashtu që të kenë cak sekuencat gjenetike tek qelizat tjera të gjalla.

Ekipi i Huangut nuk e ka tetsuar atë teknikë në embrione të shëndosha njerëzore, por në ato zhvillimi i të cilave nuk ka pasur rrjedhë normale dhe janë krijuar gjatë mbarrësimit in-vitro.

Ekipi ka injektuar sekuenca CRISPR në 86 embrione, të cilat kanë pasur cak gjenet përgjegjëse për çrregullimin beta talasemia të gjakut.

Madje 71 embrione kanë mbijetuar periudhën 48-orëshe, sa terapisë CRISPR i është nevojitur të veprojë, ndërsa 54 kanë mund të testohen gjenetikisht.

Vetëm në 28 janë menjanuar sekuencat me defekte, e një pjesë edhe më e vogël ia ka dalë të “pranojë” gjenet e shëndosha.

Ajo që edhe më shumë brengos në këtë teknikë është se në disa raste gabimisht janë shkaktuar mutacione në pjesët tjera të gjenomit.

“Në qoftë se këtë ndërhyrje doni ta bëni në embrine të shëndosha, duhe të keni suksesshmëri prej gati qind për qind”, ka thënë Huang, transmeton InfoGlobi.

“Prandaj kemi ndaluar. Edhe më tej mendojmë se kjo degë e shkencës nuk është zhvilluar mjaft”.

Terren i rrëshqitshëm

Ithtarët e inxhinieringut gjenetik rëndom shohin më pak dobi potenciale prej këtyre formave të rregullimit të gjeneve, si eleminimi i sëmundjeve të ndryshme të trashëguara. Mirëpo, kundërshtarët tregojnë për rreziqet nga gabimet potenciale, por edhe për problemet “shoqërore” të cilat mund t’i shkaktojë kjo formë e “shërimit”.
Këto janë edhe shkaqet për të cilat shumë vende e ndalojnë modifikimin gjenetik të spermës, vezoreve dhe embrioneve.

“Madje edhe intervenimet e padyshimta terapeutike në një çast mudn të shkojnë rrugës së avancimit të gjenit”, ka tërhequr vërejtjen grupi i shkencëtarëve në punimin e botuar në revistën “Nature”, duke menduar në sistemin i cili në fund mund të çojë te eugjenika dhe shoqëritë e ngjashme me atë në filmin “Gattaca”.

Mirëpo, ndoshta tashmë janë vonuar me këtë apel. Së paku katër grupe shkencëtarësh në Kinë tash po punojnë në modifikimin e embrioneve njerëzore, madje edhe ekspertë nga Harvardi dhe së paku një qendër në Boston. – Quartz.com/InfoGlobi

Provo po ashtu

Çka ndodh sikur Toka të mbetet pa oksigjen 5 sekonda (VIDEO)

Sikur Toka të mbetej pa oksigjen për vetëm pesë sekonda, për kaq kohë në planet …