skeleti

Ky skelet është i vjetër 3.67 milionë vite

Ky skelet është i vjetër 3.67 milionë vite. Skeleti më i vjetër dhe më i lotë hominid në botë është zbuluar në Afrikën e Jugut.

Paraardhësi ynë i lashtë, i quajtur ‘Këmba e vogël’ është gjetur në shpellën Sterkfontein pranë Johanesburgut në 1994.

Dhe tani, dy dekada më vonë, Universiteti i Witwatersrand i Johannesburgut ka shfaqur skeletin pothuajse të plotë të Australopitekit.

Skeleti i paraardhësit, që ka ecur në Afrikën e Jugut rreth 3.67 milionë vjet më parë, pritet të ndihmojë studiuesit që të kuptojnë më mirë pamjen edhe lëvizjen e njeriut, si ka evoluar specia jonë, raporton Daily Mail.

Eshtrat u zbuluan në shpellën e Sterkfontein, pasi këmbët dhe fragmente të kocakve të këmbëve u dolën nga shkëmbi gjatë gërmimeve të minatorëve.

Studiuesit thotë se iu është dashur 20 vite për të gërmuar, rindërtuar dhe analizuar skeletin e brishtë.

Gjetja e skeletit shihet si mjaft e rëndësishme për trashëgiminë e Afrikës së Jugut dhe njerëzimit tonë të përbashkët.

skeleti i lashte (1)

skeleti i lashte (2)

skeleti i lashte (3)skeleti i lashte (4)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.