Ballina / Kulturë / Ky program mbledh së bashku interpretues nga e gjithë bota
vilonisti

Ky program mbledh së bashku interpretues nga e gjithë bota

25 muzikantë të rinj nga e gjithë bota janë mbledhur këtë muaj për të dhënë shfaqje në Kaliforni. Siç njofton nga Los Anxhelosi korrespondenti i Zërit të Amerikës Mike O’Sullivan, programi ndërkombëtar i quajtur iPalpiti (PR: ee-pahl-pee-tee), sipas fjalës në italisht që do të thotë rrahje zemre, është krijuar me dashuri nga një dirigjent me origjinë ruse, i cili thotë se muzika mund të thyejë çdo barrierë:

Ata vijnë nga Azerbaxhani, Kazakistani, Izraeli dhe Italia, gjithsej 19 vende të botës. Maestro Eduard Schmieder thotë se përmes muzikës së tyre, ata ndihmojnë për ta bërë botën një vend më paqësor:

“Ata flasin me gjuhën e zemrës. Në orkestrën tonë ne nuk i përmendim qëllimisht emrat e vendeve, por ata vijnë nga vende që janë në gjendje lufte. Të ulur pranë njëri tjetrit në orkestër, muzikantët e rinj bëhen miq.”

Schmieder me të shoqen e filluan këtë program të përvitshëm 20 vjet më parë…

…..me ndihmën e violinistit dhe dirigjentit të njohur Yehudi Menuhin.

Çdo vit, këtu vijnë muzikantë të rinj për t’u trajnuar dhe për të intrepretuar.

“Ky grup në veçanti është shumë i mirë, ka muzikantë mjaft të ndjeshëm. Ata janë shumë të vëmendshëm, e dëgjojnë njëri tjetrin, ja kalojmë shumë mirë.”– thotë violinisti Peter Rainer, nga Gjermania.

Ata punojnë shumë mirë së bashku, thotë ky muzikant turk:

“Këtu jemi si në shtëpi, se kur krijon muzikë të mirë, ndjehesh si në shtëpinë tënde.”

Është edhe një lloj shkëmbimi kulturor.

“Këtu të gjithë kanë mendimin e tyre të pavarur për muzikën, si t’i luajnë kompozimet e ndryshme;është shumë interesante të komunikosh me të gjithë, të interpretosh së bashku dhe të krijosh opinionin tënd për secilin.”– thotë vilonistja nga Rusia, Seymon Promoe.

Pas një jave praktikë, muzikantët ishin gati për shfaqjen që e dhanë në Hollin e Koncerteve në Disney.

Qoftë baroke, apo moderne, muzika e mirë nuk ka kufij gjeografikë, thotë ky violonçelisti nga Ekuadori:

“Është interesante kur sheh sa gjëra të përbashkëta kemi. Gjithashtu, siç e dini, bota e muzikës është e vogël, prandaj mund të njihesh me të gjithë.”

Përmes këtij programi, ata mësojnë më shumë për njëri tjetrin, mësojnë si të punojnë së bashku dhe ndajnë mes tyre emocionet që shkakton një muzikë e bukur, tek ata që kanë fatin ta dëgjojnë.

@Fluidi

Provo po ashtu

kuriozitete

Kuriozitete të rralla që ndodhin nëpër botë

Shpesh njerëzit takohen me kuriozitete të rralla që ndodhin nëpër Botë. Disa mbesin mister kurse …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.