Ballina / KURIOZITETE / Ky ngjitës e mbyllë plagën për 1 minutë dhe do të shpëtojë jetë
ngjitës

Ky ngjitës e mbyllë plagën për 1 minutë dhe do të shpëtojë jetë

Një ngjitës me elasticitet të lartë që i mbyllë shpejt plagët pa pasur nevojë për qepje apo ndonjë metodë tjetër është zbuluar në Universitetin e Sydney në bashkëpunim me shkencëtarë amerikanë.

Ngjitësi i quajtur MeTro, vlerësohet se do të jetë një hap i madh që mund të shpëtojë jetë në fushën e kirurgjisë, përcjellë GazetaMetro.net

Elasticiteti i lartë i ngjitësit atë ideal sidomos për të mbyllur plagët në organë që vazhdimisht lëvizin, si mushkëritë, zemra apo arteriet, dhe kështu është gjithmonë rrezik ët rihapen plagët në to.

Pra, ngjitësi ka efekt edhe në organet e brendshme – zakonisht vështirë të arritshme, dhe që janë vështirë të mbyllen për shkak të pranisë së lëngjeve të trupit.
Metro arrin të mbarojë punë brenda 60 sekondash, pasi të jetë trajtuar me dritë Ultra Vjollce, dhe poashtu përmban enzimë përmes së cilës mund të modifikohet të asgjësuar ngjitësi prej disa orë deri në disa muaj pas përdorimit, duke i lënë kështu vend plagës që të shërohet tërësisht.

Materiali në formë kremi tashmë ka mbyllur me sukses prerjet në arteriet dhe mushkëritë e brejtësve dhe të derrave, pa pasur nevojë të përdoren mjete të tjera për mbylljen e plagëve.

“Kur e sheh MeTro, duket që vepron sikur likuid, i mbyll zbrazësitë duke iu përshtatur formës së plagës. Përshtatet mirë biologjikisht me indin e njeriut dhe e ndihmon shërimin”, tha Anthony Weiss, një ndër profesorët e përshirë në projekt.
Ndërkaq, profesori nga Universiteti i Harwardit, Ai Khademhosseini thotë se ngjitësi mbetet stabil për kohën sa nevojitet për shërimin e plagës në kushtet optimale, dhe pastaj asgjësohet pa shenja toksike.

Ai u shpreh i bindur se ngjitësi do të mund të përdoret edhe për organe të tjera përpos ato pulmonare dhe vaskulare.

Profesori Weiss tregon se faza e ardhshme është testimi i ngjitësit në trupin e njeriut.
“Kemi treguar se MeTro punon, me të ke disa mundësi dhe zgjidh probleme që ‘mbyllësit’ e tjerë të plagëve nuk munden. Jemi të gatshëm të transferojmë hulumtimin tonë në testimin te njerëzit. Shpresoj që së shpejti Metro të përdoret në klinika, duke shpëtuar jetë të njerëzve”, theksoi Weiss.

@Fluidi

Provo po ashtu

SpaceX regjistron pasagjerin e parë privat për në Hënë

SpaceX regjistron pasagjerin e parë privat për në Hënë

SpaceX, kompani e transportit hapësinor, e udhëhequr nga sipërmarrësi Elon Musk, tha se ka regjistruar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.