fbpx

Ky është ”zogu më i madh fluturues”

Janë gjetur mbetjet e zogut me të madh fluturues, zbulim ky që u publikua në revistën e Akademisë Kombëtare të Shkencave.

Fosili i krijesës 25 milion-vjeçar u zbulua 30 vjet më parë në Karolinën e Jugut por deri vonë nuk është identifikuar se cfarë krijese ka qenë ai.

Kjo krijese do te dukej si një pulëbardhë me madhësi në mes 6.1 dhe 7.4m.

Daniel Ksepka kurator i shkencës në Muzeun Bruce tha se kafka e zogut është më e hollë. Thuhet nga shkencëtarët se ishte fundosur në fund të detit dhe pa u shkatërruar arriti të zbulohej.

Kërkuesit besojnë se ky zog gjigant e tejkalon ate që mbante rekordin deri më tani, Argentavisn e mahnitshem-i cili u gjet në Ameriken Jugore me madhësi prej 5.7-6.1m, i cili kishe ekzistuar rreth 6 milion vite më parë.

Shkencëtarët e kanë quajtur sandersi i ri gjigant Pelagornis dhe besojnë se ka ngjashmëri madhësinë si të  albatrosëve mirëpo modelet teorike sugjerojnë se është e ndërlikuar që një zog me këtë madhësi të qëndrojë në ajër duke i përplasur krahët dhe besohet se ka përdorur rrymat e ajrit për të fluturuar mbi oqean.

Këta zogj dikur ishin të zakonshëm, por u zhdukën rreth tre milionë vjet më parë dhe shkencëtarët ende nuk e kuptojnë pse ata u zhdukën./infoglobi/M.F