fbpx
vrasesi

Ky është vrasësi i “Las Vegasit”

Stephen Paddock u identifikua nga policia amerikane si njeriu që vrau 50 persona dhe plagosi më shumë se 200 të tjerë në një festival muzikor në Las Vegas, në incidentin më të rëndë me të shtëna në histori të SHBA-së.

Stephen Paddock, 64-vjeçar, u vra nga oficerët e policisë gjatë sulmit.

Disa pushkë janë gjetur në dhomën e tij në katin e 32-t të hotelit “Mandalay Bay”, nga ku ai ka zbrazur shumë karikatorë mbi pjesëmarrësit në koncert.

Paddock është përshkruar si vetmitar (ka vepruar i vetëm në sulm) dhe pa ndonjë lidhje me grupet terroriste. Motivet e tij nuk dihen, raporton policia.

Policia në Mesquite, ku shtëpia e Paddock është duke u bastisur, thotë se ai nuk ka pasur histori krimi.

“Nuk dimë shumë për Paddock. Ai jetonte në qytetin tonë. Ne si zyrtarë ligjorë nuk kemi pasur kontakt me të në të kaluarën”, ka thënë zëdhënësi i Departamentit të Policisë në Mesquite, Quinn Averett.

Në këtë departament nuk ka asnjë raport rreth Paddock, asnjë arrestim e madje asnjë rekord për ndalje në trafik.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.