Ky është vendi ku mund të gjobiteni për telefon

A e keni ditur se Honolulu është bërë qyteti i parë i madh që i ndalon këmbësorët të shohin telefonat celularë, të dërgojnë mesazhe, apo të përdorin çfarëdolloj pajisjeje elektronike, ndërsa kalojnë rrugën.

Gjobat nuk janë për tu nënçmuar.

Sipas ligjit gjoba e parë kap shumën prej 35 dollarësh, e kur të përsëritet gabimi, mund të gjobiteni me 100 dollarë.

Masa, hyri në fuqi në tetor të vitit 2018 në kryeqytetin e Hawajeve, dhe ka si qëllim që të parandalojë lëndimet, madje edhe vdekjet që vijnë si pasojë e të ecurit të pakujdesshëm.

Ligjim e kishte firmosur kryebashkiaku i Honolulusë, Kirk Caldwell, pasi u miratua nga Këshilli Bashkiak me 7 vota pro dhe 2 kundër.

Ky Ligj bën një përjashtim. Nuk gjobiteni vetëm nëse i telefononi urgjencës apo policisë.

Statistikat thonë se, nga viti 2000 deri në 2011-n, në SHBA u lënduan 11.100 njerëz për shkak të të ecurit të pakujdesshëm, ndërsa përdornin telefonin celular.

Nuk ka raporte për vitet në vazhdim, por analistët thonë se shifrat duhet të jenë shumë më të larta, për shkak të rritjes së jashtëzakonshme të përdorimit të pajisjeve elektronike për komunikim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.