fbpx
las vegas

Ky është teksti i letrës së autorit të masakrës në Las Vegas

Autori i incidentit më të rëndë me të shtëna në histori të SHBA-së, Stephen Paddock, i cili vrau 58 persona në një koncert në Las Vegas të dielën e kaluar, kishte shkruar letra të detajuara për atë se si të vriste sa më shumë njerëz që është e mundur.

Autoritetet amerikane thonë se Paddock, 64-vjeçar, mund po ashtu të ketë praktikuar gjuajtjen me armë dy ditë para se ta kryente masakrën, në të cilën po ashtu i plagosi mbi 500 persona tjerë, transmeton infoglobi.

Në një intervistë me “60 Minutes”, katër oficerë, të cilët ishin të parët që u futen vrullshëm në dhomën e hotelit të Paddock, kanë zbuluar detaje rreth incidentit më vdekjeprurës në histori të SHBA-së.

Letra u zbulua së pari nga oficeri Dave Newton nga njësia “K-9” e Departamentit të Policisë së Las Vegasit.

“E vërejta se ai e kishte shkruar distancën, lartësinë në të cilën ishte, dhe vendin ku do t’i shkrepte plumba në turmë. Ai e kishte shkruar dhe kuptuar gjithçka në mënyrë që të dinte ku të shtinte për t’i goditur caqet nga atje”, ka thënë Newton.

Mbi 20.000 persona morën pjesë në koncertin e muzikës në Hotelin dhe Kazinonë “Mandalay Bay”, ku Paddock e rezervoi një suitë në katin e 32-t.

Dhoma kishte pamje të qartë të turmës dhe rrugës dhe vlerësohet se ishte 121 metra larg saj, sipas zyrtarëve policorë të Las Vegasit./infoglobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.