fbpx
shkathtesite

Ky është shteti numër një për tërheqjen e profesionistëve

Zvicra renditet në vendin e parë në mesin e shumë vendeve në botë për tërheqjen e profesionistëve të talentuar.

Në një raport të fundit të Shkollës së Biznesit IMD në Lozanë, analizohen 60 vende sipas kritereve për thithjen e punonjësve të kualifikuar, për vende pune profesionale dhe Zvicra kryeson listën. Kriteret e përdorura për këtë studim janë: cilësia e jetës, taksimi, siguria, arsimimi i fuqisë punëtore dhe kompetenca e menaxhimit etj.

Nga tri kategori, Zvicra është e para në kategoritë e “apelimit” dhe “gatishmërisë”, të cilat përcjellin faktorë të tjerë si cilësia e jetës, taksimi, siguria, arsimimi i fuqisë punëtore dhe kompetenca e menaxhimit.

Zvicra nuk ishte e mirë në koston e jetesës, derisa në kategorinë ‘investime dhe zhvillim’, Zvicra u rendit e pesta, shkruan swissinfo.ch

Zvicra kishte rezultate të mira, duke kryesuar me 11 nga 15 ekonomitë më konkurruese të talenteve. Danimarka ishte në vendin e dytë, kurse Belgjika e treta. SHBA ishte në vendin e 16-të, derisa Britania e Madhe ka rënë në vendin e 21-të.

 Rumuni: Një pjesë e këtij pylli është zhdukur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.