Ballina / BOTA / Ky është shefi i ri i Pentagonit
patrick shanahan

Ky është shefi i ri i Pentagonit

Zëvendëssekretari i Mbrojtjes, Patrick Shanahan, është emëruar shef i ri Pentagonit, njoftoi Presidenti Donald Trump.

Shanahan është emëruar pas dorëheqjes së James Mattis i cili tha në letrën e dorëheqjes se pikëpamjet e tij nuk janë plotësisht “të përafërta” me ato të presidentit Donald Trump.

“Meqë keni të drejtë të keni një sekretar të Mbrojtjes, pikëpamjet e të cilit janë më të harmonizuara me të tuat mbi këto dhe çështje të tjera, besoj se është e drejtë që unë të jap dorëheqje”, shkroi gjenerali Mattis në letrën e tij.

Letra e tij u bë publike shumë shpejt pasi Trump shkroi në Twitter se Mattis do të pensionohet në fund të muajit shkurt.

Ndërsa Shanahan do ta marrë rolin e tij më 1 janar.

Presidenti amerikan, Donald Trump, përmes rrjetit social Twitter tha se “Patrick ka një listë të gjatë të arritjeve”.

“Është kënaqësi për mua të njoftoj se zëvendësministri i Mbrojtjes, Patrick Shanahan, do të shërbejë si ministër i Mbrojtjes prej 1 janar 2019. Patrick ka një listë të gjatë të arritjeve gjatë shërbimit si zëvendësministër i Mbrojtjes dhe më parë në ‘Boeing’. Ai do të jetë i shkëlqyeshëm,” tha Trump.

Mattis, 69 vjeç, gjeneral i marinsave me katër yje dhe me një karrierë prej 40 vjetësh, ka qenë një nga anëtarët më të respektuar të administratës Trump dhe ka gëzuar respekt edhe nga demokratët, edhe nga republikanët.

Udhëheqësi demokrat i Senatit, Chuck Schumer, tha se dorëheqja e Mattisit është një tregues i “kaosit” në administratën amerikane.

Demokrati Mark Warner, nënkryetar i Komitetit të Inteligjencës të Senatit, shkroi në Twitter se “kjo është e frikshme” dhe se “Mattis ka qenë një ishull stabiliteti në mes të kaosit të administratës Trump”.

Udhëheqësi i shumicës republikane në Senat, Mitch McConnell, e lavdëroi Mattisin dhe tha se është për keqardhje që ai po lë administratën.

@Fluidi

Provo po ashtu

Gjenerali, Tod. Wolters

Wolters nominohet për postin e komandantit të NATO-s në Evropë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka nominuar gjeneralin e Forcave Ajrore të SHBA-së, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.