Ky është polici që humbi jetën në një aksion policor në Zhur

Në një shpërthim që ka ndodhur mbrëmë në fshatin Zhur të Prizrenit, ka humbur jetën një pjesëtarë i Policisë së Kosovës dhe lëndime kanë marrë dy policë dhe një qytetar.

Lajmin e ka konfirmuar togeri Shaban Osmanollaj, zyrtar për informim dhe marrëdhënie me publikun në Drejtorinë Rajonale në Prizren.

Ai përmes një komunikate për media, duke mos dhënë sqarime tjera, ka thënë se në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë policore.

“Mund të konfirmojmë se sot 28.01.2020 në orët e mbrëmjes gjatë një operacioni policor në fsh. Zhur të Prizrenit, dyshohet se ka ndodhur një shperthim ku si pasoj e këtij shpërthimi ende të pa identifikuar kanë pësuar lëndime tre zyrtar policor dhe një qytetar. Si pasojë e lëndimeve/plagëve të pësuara dyshohet se njëri nga zyrtarët policor të ketë ndërruar jetë. Njësitet policore relevante dhe stafi menaxhues i PK-se kanë dalur në vendin e ngjarjes. Për informacione tjera do t’ju njoftojmë në vijim”, thonë zyrtarët policorë.

Në këtë incident ka mbetur i vrarë një pjesëtar i Policisë së Kosovës e dy të tjerë kanë pësuar plagë trupore. Po ashtu, lëndime trupore ka pësuar edhe një fëmijë. Polici i vrarë është Sami Thaqi, i cili si raportohet ka qenë pjesë e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.

Ky është polici Sami Thaçi, viktima e shpërthimit në Zhur

Pas humbjes së jetës së policit kanë reaguar liderët e Kosovës.

Policia nuk ka dhënë informacione se si ka ndodhur shpërthimi dhe as për natyrën e aksionit që ishte duke e kryer Policia e Kosovës në Zhur.

.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.