Ballina / KOSOVA / Ky është plani i aktiviteteve për festën e përvjetorit të pavarësisë
rita ora, flamuri, pavarësia

Ky është plani i aktiviteteve për festën e përvjetorit të pavarësisë

Me aktivitete të ndryshme do të shënohet 10 vjetori i pavarësisë së Kosovës. Më 17 shkurt 2008, Kosova u shpalla shtet i pavarur.

Në orët e hershme të mëngjesit komunat e Kosovës do të nisin festën me organizime të ndryshme. Kështu qysh në orën 09:30, Komuna e Drenasit do të hap festën me homazhe në kompleksin e Jasharajve në Prekaz dhe varrezave të tjera. Seancë solemne kjo komunë do të mbajë në orën 14:00 derisa në 15:00 qytetarët e Drenasit ftohen në koncert festivë në Sallën e Kulurës.

Po në mëngjes, në orën 10:00, komuna e Gjilanit bën homazhe në Varrezat e Dëshmorëve dhe te lapidarët në qytet. Në 11:30 bëhet zbulimi i pllakës në Këshillin e Bashkësisë Islame për kontributin që ka dhënë ky institucion për çështjen kombëtare. Pas mesditës, kjo komunë ka organizuar koncert për fëmijë. Ndërkohë seanca solemne e Kuvendit Komunal mbahet në orën 14:00 ku do të shpallen “Qytetarë Nderi” Hasan Mala, Hafiz Gagica dhe Afrim Kqiku. Në orën 15:00 para Teatrit të Qytetit do të ketë muzikë derisa koncerti i Pavarësisë nis në 18:00.

Aktivitete të ngjashme ka paralajmëruar edhe komuna e Deçanit. Në orën 10:00 do të mbahet Seancë Solemne e Kuvendit Komunal për të vazhduar në orën 11:00 me homazhe dhe vendosje lulesh në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit’’ në Gllogjan dhe pranë Lapidarëve të Dëshmorëve të Kombit në Deçan. Në Pallatin e Kulturës në orën 13:00 mbahet koncert festiv.

Po në orën 10:00 në mëngjes në kryeqytet mbahet aktivitet sportiv i fëmijëve, i organizuar nga “Play International” në sheshin ‘Nënë Tereza’.

Në 11:00 mbahet mblidhet Qeveria e Kosovës me rastin e 10-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Në të njëjtën orë, Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) prezanton indikatorët kyç ekonomikë në periudhën 10-vjeçare të pavarësisë.

Po në 11:00, anëtarë të Kryesisë së LDK’së do të bëjnë homazhe te varri i presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, për nder të 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Në mesditë Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim komandantin e Gardës Kombëtare të Ioëas, Tymothy Orr.

Po në 12:00 Ansambli “Shota” defilon nëpër sheshet ‘Nëna Terezë’ e ‘Zahir Pajaziti’, me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë. Gjithashtu do të ketë paradë nga aeronautistët kosovarë.

Në 13: në Sheshet ‘Nëna Terezë’ dhe “Zahir Pajaziti” mbahet festival me rreth 500 fëmijë dhe 105 animatorë.

Një orë më vonë Kuvendi Komunal i Prishtinës mban mbledhje solemne me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë. Mysafirë do të jenë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe kryetari i Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi; kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi; kryetari i Ulqinit, Nazif Cungu; kryetari i Preshevës, Shqipërim Arifi; kryetari i Gostivarit, Arben Taravari etj.

Në 14:00 mbahet koncerti i grupit të fëmijëve “Xixëllonjave” në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Po në 14:00 Kuvendi Komunal i Obiliqit mban seancë solemne me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në orën 15:00 Këngëtarja Rita Ora, bashkë me Këshillin Organizativ për Shënimin e 10-vjetorit të Pavarësisë, do të mbajë një konferencë për medie në hotelin Sëiss Diamond.

Në 15:00 ansambli “Shota” mban koncert me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim këngëtaren me prejardhje shqiptare, Rita Ora në orën 15:15.

Në 16:00 mbahet ekspozita “Kosova – nga historia në shtetësi” në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.

Në të njëjtën orë Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim kongresistin Eliot Engel.

Në 17:00 Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Ndihmës Administratorin e USAID’it për Evropë dhe Euroazi, Brock Bierman. Mediet mund të marrin vetëm pamje.

Po në këtë kohë në kuadër të shënimit të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Muzeu i Kosovës në bashkëpunim me Ambasadën e Shqipërisë në Kosovë, do të prezantojnë ekspozitën e 40 vajzave kosovare me emrin Saranda, të cilat kanë vizituar qytetin e Sarandës.

Në 18:00 shfaqet filmi “Babai” i Visar Morinës, në kuadër të aktiviteteve për 10-vjetorin e Pavarësisë. Hyrja është falas në Kinemanë ABC në Prishtinë.

Ndërkohë në orën 20:00 mbahet koncert festiv me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë. Merr pjesë dhe këngëtarja me famë botërore, Rita Ora në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Provo po ashtu

flamuj-shba-kosove

Kostelancik: Marrëveshja Kosovë – Serbi -prioritet strategjik i Amerikës

David Kostelancik, zëvendës i të dërguarit të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer, ka thënë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.