Ballina / KOSOVA / ‘Ky është ky’, Naim Geci jep versionin si u vra Ahmet Krasniqi
ahmet krasniqi
Koloneli Ahmet Krasniqi, Ministri i Mbrojtjes se Kosoves qe u vra ne Tirane

‘Ky është ky’, Naim Geci jep versionin si u vra Ahmet Krasniqi

Rrethanat dhe vrasja e ministrit të parë të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Ahmet Krasniqit, mbetet ende mister.

Por, ndonëse ka akuza e ndërakuza rreth dorasve të këtij akti, njeriu më i afërt i tij, Naim Geci ka rrëfyer ekskluzivisht për Zona B ngjarjen se si ishte ekzekutuar, kolonel Ahmet Krasniqi, njofton Klan Kosova.

”Prej një darke që kemi qenë të ftuar me ministrin, jemi kthyer tek zyret tona që kanë qenë tek Medreseja”.

”Kam qenë me Ahmet Krasniqin dhe Rifat Haxhiajn. Sapo arritëm dola t’i hap dyert për tu futur në oborrin e ndërtesës ku rrinim ku i kishim zyret tona”.

”Papritur kanë ardhur dy persona të maskuar, ishte ora 23:30”.

”Janë afruar që të dy, njëri tek unë më ka kontrolluar më afroi tytën në ballë e tjetri iu afrua kolonelit (Ahmet Krasniqit), duke sugjeruar ky që ishte afër meje. I tha me dy fjalë ”ky është ky” dhe kështu ka ndodhë ekzekutimi”.

”Vetëm këto fjali kanë qenë që janë thënë nga njëri i maskuar ”ky është ky” asnjë tjetër fjalë s’ka pas nga ta”.

”Ishin të maskuar, çdo gjë ka qenë e zezë, vetëm sytë e tyre janë parë, as dorë as asgjë – gjithçka ishte e zezë”, thotë bashkëpunëtori i Ahmet Krasniqit, Naim Geci.

@Fluidi

Provo po ashtu

Gjenerali Salvatore Cuoci shpjegon rolin e KFOR-it pas transformimit të FSK-së

NATO ka qëndrim shumë të qartë. Aleanca e përkrahë zhvillimin e FSK-së në mandatin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.