fbpx
kuptimi i numrave 11

Ky është kuptimi i numrave 11:11

Nëse gjithmonë i shihni këta numra (2:22, 3:33, 11:11, 12:12) kur e shikoni orën, atëherë universi po provon t’ju tregojë diçka.

Numrat përsëritës nuk janë rastësi. Si simbole të qarta sinkronizmi, numrat përsëritës përçojnë një mesazh që vjen nga bota shpirtërore dhe zbulon sekrete të fshehta.

Sipas besimeve të ndryshme, këta numra tregojnë “Realitetin e Madh”, i cili nuk është i dukshëm në jetën tuaj të përditshme, transmeton Gazeta Express.

Numri më i fuqishëm është 11, veçanërisht në binarin e tij 11:11. Kur e shihni këtë numër, aktivizohet kujtesa juaj.

Kujtesa stimulohet që t’ju rikujtojë diçka që keni harruar. Ta shihni numrin e fuqishëm 11:11 është një mesazh se jeni gjithmonë në rrugë të drejtë.

Kur ndodh, ndaloni për një moment dhe bëjeni një dëshirë, kërkoni për diçka ose thjeshtë mbyllni sytë dhe ndjejeni të padukshëm përreth jush.

Shikoni përreth dhe provoni të shihni barrierën mes realitetit dhe iluzionit. Kjo ju ndihmon të koncentroheni, meditoni dhe të shihni përtej.

Nëse e shihni numrin 11:11, do të thotë se jeni të gatshëm për të ndjerë dashuri pa kushte. Ndjejeni se sa jeni të gjallë dhe të vetëdijshëm, këtu dhe tani.

Mesazhet që mund t’i merrni nuk janë në formë të fjalëve ose koncepteve. Thjeshtë do ta ndjeni atë, dhe ndoshta do t’ju ndihmojë që ta hapni syrin e tretë, i cili njihet si ‘chakra’.

Numrat përsëritës kanë kuptime të ndryshme dhe secili prej tyre përfaqëson një hap ose një nivel tjetër të jetës tonë shpirtërore në Tokë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.