fbpx
kek

Ky është kryesuesi i ri i Bordit të KEK-ut

Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri Avdullah Hoti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka mbajtur mbledhje korresponduese (mbledhje elektronike), të 37-tën me radhë.

Përmes një komunikate për media, është bërë e ditur se në këtë mbledhje është miratuar vendimi për shkarkimin e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Korporata Elektroenergjetike e Kosovës KEK” Sh. A. dhe për emërimin e Bordit të Përkohshëm.

Ky vendim shfuqizon Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 04/19 të datës 03.08.2020. dhe emëron Bordin e Përkohshëm të N. P. “Korporata Elektroenergjetike e Kosovës – KEK” Sh. A. në këtë përbërje:

1. Musa Misini – Kryesues, Drejtor;

2. Petrit Ibraj – Drejtor;

3. Fatime Grajcevci – Drejtore;

4. Fadil Hoxha – Drejtor.

Musa Misini, kryesuesi i ri në Bordin e Përkohshëm të KEK-ut, mohon se ka ndonjë lidhje me LDK-në.

“Nuk jam i njoftuar për emërimin si kryesues i Bordit të KEK-ut. Kam aplikuar në konkursin e rregullt por deri tash nuk kam marrë ndonjë njoftim zyrtar nga qeveria”, tha ai.

Misini thotë se lidhjet me LDK-në, i ka shkëputur prej vitit 2014 dhe se zgjedhja e tij në këtë post, nuk ka të bëjë me partinë.

Musa Misini, ka qenë kandidat i LDK-së për deputet të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e vitit 2014.  Ai ishte edhe kryetar i Komunës së Vitisë gjatë periudhës 2002-2007.

Anëtarë të Bordit të Përkohshëm të KEK vazhdojnë të jenë dy anëtarët e emëruar më parë: Petrit Ibraj dhe Fatime Grajqevci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.