fbpx

Ky është historiku i tërmeteve të shekullit të kaluar në Shqipëri

Nga të dhënat e derisotme, rezulton se në periudhën nga shekulli II-III para Krishtit, deri në vitin 1900, vendi ynë është goditur nga 55 tërmete të fuqishëm me intensitet lo > VIII ballë (MSK-64), nga të cilët, 15 prej tyre kanë patur intensitet Io = IX ballë shkalla MSK-64.

Nga këto 55 tërmete që njihen për një periudhë më shumë se 2000 vjeçare, 36 i takojnë shekullit të XIX-të, gjë që tregon se numri real i tërmeteve të ketyre përmasave nuk është i saktë dhe një pjesë e tyre ka humbur nëpër thellësitë e kohërave duke dashur ende një punë hulumtuese mbi to.

Nga të dhënat e mbledhura e të përpunuara, rezulton se Shqipëria, gjatë shekullit të kaluar është goditur nga mjaft tërmete dëmtues .

Ndër tërmetet e fuqishëm që kanë goditur vendin tonë shekullin e kaluar përmendim:

-1 qershor 1905 Shkodër me magnitudë 6.6 dhe intensitet IX ballë shkalla MSK-64, 200 te vdekur,

-18 shkurt 1911 zona rreth Liqenit te Ohrit me magnitudë 6.7 dhe intensitet IX ballë, shume viktima,

-13 shkurt 1912 Mokër (Pogradec) me magnitudë 6.0 dhe intensitet VIII ballë, pak viktima,

-22 dhjetor 1919 Leskovik-Konicë me magnitudë 6.1 dhe intensitet VIII ballë,

-26 nëntor 1920 Tepelenë me magnitudë 6.4 dhe intensitet IX ballë, 36 të vdekur,

– 18 dhjetor 1920 Elbasan me magnitudë 5.6 dhe intensitet VIII ballë, 14 të vdekur,

– 30 mars 1921 Peshkopi me magnitudë 5.8 dhe intensitet VIII-IX ballë,

– 17 dhjetor 1926 Durrës me magnitudë 6.2 dhe intensitet IX ballë, pak viktima,

– 21 nëntor 1930 Llogora (Vlorë) me magnitudë 5.8 dhe intensitet IX ballë, 30 të vdekur,

– 28 janar 1931 Korçë me magnitudë 5.8 dhe intensitet VIII-IX ballë, 4 të vdekur,

– 4 shkurt 1934 Ndroq (Tiranë) me magnitudë 5.6 dhe intensitet VIII ballë,

– 31 mars 1935 Çermenikë me magnitudë 5.7 dhe intensitet VIII ballë,

– 27 gusht 1942 Peshkopi me magnitudë 6.0 dhe intensitet VIII-IX ballë, 44 të vdekur,

– 27 gusht 1948 Trush (Shkodër) me magnitudë 5.5 dhe intensitet VIII ballë, 1 i vdekur,

– 1 shtator 1959 Lushnjë me magnitudë 6.2 dhe intensitet VIII-IX ballë,

– 26 maj 1960 Korçë me magnitudë 6.4 dhe intensitet VIII-IX ballë, 7 të vdekur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.