fbpx

Ky do të jetë kreu i Departamentit të Sigurisë Kombëtare në SHBA

Presidenti i zgjedhur në Shtetet e Bashkuara, Joe Biden, do të emërojë këshilltarin e tij të vjetër dhe diplomatin veteran, Anthony Blinken, si Sekretar të Shtetit, njoftoi ekipi i tranzicionit, më 23 nëntor.

Blinken, përmes një postimi në rrjetin social Twitter tha se është i nderuar me nominimin.

“Nëse konfirmohet, ky është një mision që do ta marr me gjithë zemër”, shkroi Blinken.

* Alejandro Mayorkas do të emërohet kreu i Departamentit të Sigurisë Kombëtare, personi i parë me prejardhje latine që udhëheq me këtë pozitë, nga e cila mbikëqyr agjencitë kryesore të zbatimit të ligjit dhe imigracionit.

Të gjitha pozitat duhet të konfirmohen nga Senati.

Njoftimi vjen derisa Biden vazhdon të vendosë bazat e administratës së tij, pavarësisht përpjekjeve të presidentit amerikan, Donald Trump për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve.

Me Blinkenin në krye të diplomacisë amerikane, administata Biden do të synojë të shmangë përshkallëzimin e tensioneve me Iranin, të rindërtojë marrëdhëniet me aleatët dhe të menaxhojë marrëdhëniet tejet të tensionuara me Kinën.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.