Ballina / LIFESTYLE / Fun / Ky bredh i Krishtlindjeve shënoi rekord botëror
Bredhi i Krishtlindjeve prej arkave të drurit

Ky bredh i Krishtlindjeve shënoi rekord botëror

Një pemë Krishtlindjeje rreth 18 metra e lartë e kompozuar nga pirgje me arka druri të mbledhura në mënyrë vullnetare në qytetin e Geras, në lindje të Gjermanisë, ka thyer rekord botëror.

Instituti gjerman i rekordeve RID e shpalli kompozimin e arkave si një rekord të ri botëror për nga lartësia, deklaroi Bernd Lehmann i shoqatës ”the we4kids”, një nga shoqatat organizatore të projektit.

Pema e Krishtlindjes ishte e lartë 17,88 metra dhe u ndërtua me 2 790 arka të përdorura pijesh.

Me anë të këtij projekti pjesëmarrësin që morën pjesë në ndërtimin e pemës kërkonin të tërhiqnin vëmendjen ndaj varfërisë së fëmijëve në Gjermani dhe rëndësinë e punës vullnetare, përcjell Atsh.

Provo po ashtu

horoskopi

Ndjeheni të vetmuar , zbulo çfarë thotë horoskopi

Si po e përjetoni gjendjen tuaj shpirtërore, i vetëm apo në çift? Zbulo çfarë thonë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.