Kuvendi voton Qeverinë Hoti

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar me 61 vota për, qeverinë e re të Kosovës të drejtuar nga Avduallah Hoti i LDK-së.

Kundër qeverisë së re kanë votuar 24 deputetë dhe një abtestim. Në votim kanë marrë pjesë 86 deputetë.

Pas zgjedhjeve të 6 tetorit të vitit 2019, Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja arritën marrëveshje për bashkëqeverisje, mirëpo koalicion u prish pasi kryeministri Albin Kurti shkarkoi ministrin e brendshëm, Agim Veliu dhe pasi vendosi reciprocitetin me Serbinë.

Qeveria Kurti u rrëzua përmes një mocioni të mosbesimit në Kuvendin e Kosovës. Pas rrëzimit të qeverisë Kurti, presidenti Thaçi kërkoi një kandidat të ri nga Lëvizja Vetëvendosje, gjë që nuk ndodhi.

Presidenti Thaçi pas konsultimit me partitë politike nëse janë në favor të shkuarjes në zgjedhje apo zgjedhjes së një qeverie të re, mandatoi Avdullah Hotin e LDK-së si kandidat për formimin e qeverisë së re. Dekreti i presidentit Thaçi përfundoi në Gjykatë Kushtetuese e cila tha se dekretimi i Avdullah Hotit ishte veprim kushtetues.

LDK do të ketë në kabinetin qeveritar këta emra:

Avdullah Hoti-kryeministër

Driton Selmanaj – zëvendëskryeministër;

Hykemte Bajrami – Ministre e Financave;

Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes;

Vlora Dumoshi – Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit;

Agim Veliu- Ministër i Punëve të Brendshme;

Arban Abrashi- Ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit;

Armend Zemaj- Ministër i Shëndetësisë;

Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë

Nga radhët e AAK-së janë:

Besnik Tahiri- Zëvendëskryeministër i parë

Meliza Haradinaj- Ministre e Punëve të Jashtme

Selim Selimi- Ministër i Drejtësisë,

Blerim Kuçi- Ministër i Ekonomisë dhe Ambientit

Ramë Lika- Ministër i Arsimit

Nga radhët e Nismës Socialdemokrate:

Albulena Balaj-Zëvendëskryeministre

Skënder Reçica-Ministër i Punës

Vesel Krasniqi- Ministër i Tregtisë dhe Industrisë

Nga minoritetet:

Goran Rakiq-Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Pushtetit Lokal

Dalibor Jevtic- Ministër i Kthimit dhe Komunitetit

Enis Kervan-Ministër i Zhvillimit Rajonal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.