Kuvendi votoi Projektligjin për Dhomat e Specializuara

Në sencën e jashtëzakonshme Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Projektligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan në parim edhe Projektligjin për ndihmë juridike dhe financiare për të akuzuarit potencialë nga Gjykata Speciale.

Votën për e kanë dhënë 61 deputetë, 10 kundër dhe katër kanë abstenuar.
Kundër këtij projektligji kanë votuar deputetët e Listës Serbe.

Seanca e Kuvendit u mbajt pa deputetët e opozitës, të cilë e bojkotuan ate si e bojkotuan paraprakisht mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, e cila procedoi për në Kuvend dy projektligjet pak pas miratimit të tyre nga Qeveria e Kosovës./infoglobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.