natalya apostolova 2018

Kuvendi nuk kaloi ” ndihmën prej 253 milionë eurosh”! Zhgënjehet Apostolova

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, njëherësh përfaqësuese e posaçme e BE-së, tha se është “thellësisht e zhgënjyer me dështimin e deputetëve [të Kuvendit të Kosovës]” për të ratifikuar marrëveshjet ndërkombëtare.

“Mosmarrëveshjet politike të përfaqësuesve të popullit të Kosovës po i privojnë qytetarët të përfitojnë nga fondet dhe mbështetja ndërkombëtare dhe e BE-së”, shkroi Apostolova në Twitter.

Të enjten, Kuvendi i Kosovës nuk arriti që t’i ratifikonte disa marrëveshje ndërkombëtare financiare, për shkak të mungesës së kuorumit.

Të pesë marrëveshjet morën 75 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, por për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare duhet mbështetja e 2/3 të deputetëve të kuvendit apo 80 vota.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, pesë marrëveshjet ndërkombëtare janë në vlerë prej 253 milionë eurosh dhe do ta ndihmonin Kosovën në përballimin e situatës shëndetësore dhe ekonomike, të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Gjatë seancës së sotme, kuvendi dështoi që të ratifikojë Marrëveshjen për financim ndërmjet Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar.

Po ashtu nuk u ratifikua Marrëveshja për hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të ujërave të zeza në Komunë e Gjilanit.

Tjerë marrëveshje që kërkon 80 vota të deputetëve është Marrëveshja për financimin e projektit për kadastër të patundshmërisë dhe infrastrukturë hjeohapësinore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim.

Në rend dite të kuvendit, ishte Marrëveshja Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Dogana 2020”, që nuk u ratifikua për shkak të kuorumit. Edhe Marrëveshja Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovësmbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Fiskalis 2020”, nuk u ratifikua dhe e njëjta do të dalë sërish për votim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Ministrja e Financave e Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se është koha që të ndryshohet Rregullorja e Kuvendit e të mundësohet votimi në distancë. Ajo përmes postimit në Facebook poashtu ka kërkuar ratifikimin e Marrëveshjeve Ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.