Ballina / KRYESORE / Kuvendi maqedonas ratifikoi marrëveshjen për emrin
maqedoni shkupi

Kuvendi maqedonas ratifikoi marrëveshjen për emrin

Me 69 vota për asnjë kundër asnjë të përmbajtur dhe pa prezencën e opozitën, Kuvendi ratifikoi marrëveshjen për emrin.

Me marrëveshjen e miratuar në Kuvednin maqedonas në Shkup, me 69 vota për asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i dha dritën jeshile emrit të ri të këtij vendi, për të cilin janë dakorkuar autoritetet e Shkupit dhe Athinës: “Republika e Maqedonisë së Veriut”.

Zaev: Vendimi përfundimtar në duart e qytetarëve

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev në fjalimin e tij në seancën re Kuvendit tha se qytetarët në referendum do ta marrin vendimin përfundimtar për çështjen e emrit. “Para tre ditëve nënshkruam dokumentin për t’i dhënë fund kësaj çështjeje që po zgjatë tri dekada. Kemi nënshkruar fillimin e fundit të paqartësive. Zgjidhje e dinjitetshme për të dyja palët. Gjuha dhe identiteti nuk do të shkelen nga marrëveshja”, ka thënë Zaev.Zaev gjithashtu theksoi se marrëveshja është mbështetur nga të gjithë partnerët ndërkombëtar dhe nga kjo marrëveshje do të hapen dyert e Maqedonisë drejt të ardhmes evropiane. Gjithashtu tha se pret që Maqedonisë t’i jepet drita jeshile për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Vendimi pritet në samitin e BE që do mbahet në fund të këtij muaji.

“Në seancën e sotme për ratifikimin e marrëveshjes, deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk morrën pjesë. Ndërsa ne me këtë marrëveshje jo vetëm që fitojmë edhe një mik dhe partner strategjik, jo vetëm që hapim dyert e NATO-s dhe BE-së, jo vetëm që e garantojmë sigurinë, por e realizojmë edhe aspiratën shekullore që ky shtet të pranohet nga të gjithë”, tha kryeministri Zoran Zaev në parlament.

“Gjuha dhe identiteti janë maqedonas. Nënshkrimet e marrëveshjes historike në Prespë e mbrojtën identitetin tonë. Askujt asgjë nuk i kemi dhuruar, as dikush na mori diçka kur u përcaktuam për paarshtesën gjeografike. Ftoj të shmangim muret e izolimit”, ka deklaruar Zaev.
Deputetët shqiptar pro marrëveshjes

Deputeti i BDI-së Artan Grubi shpjegoi pse duhet të ratifikohet marrëveshja me Greqinë. “Jeta të mëson se vendimet duhet të merren në kohën e duhur. Sot është koha e vendimit më të vlefshëm për të ardhmen tonë të përbashkët. Vendimi i sotëm hapë një perspetivë më të mië për dhe gjeneratat e ardhshme, mundëson edhe hapjen e negociatave me BE-në dhe anëtarësimin në NATO”, ka thënë Grubi.

VMRO-DPMNE as sot nuk mori pjesë në seancën ku u votua marrëveshja për emrin. Partia opozitare do të kërkojë interpretim të marrëveshjes nga ana e komisionit të Venecias. Dargan Danev nga kjo parti e përsëriti qëndrimin se për ta marrëveshja është e dëmshme dhe kapituluese.

@Fluidi

Provo po ashtu

putin thaci

Ischinger përgëzon takimin Thaçi – Putin

Wolfgang Ischinger, diplomati gjerman dhe njëri ndër personalitetet më me ndikim te kancelarja gjermane, Angela …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.