Ballina / RAJONI / Kuvendi i Serbisë do të diskutojë për Kosovën
maja gjokoviq

Kuvendi i Serbisë do të diskutojë për Kosovën

Çështja e Kosovës do të jetë së shpejti temë diskutimi në Kuvendin e Serbisë, ka thënë kryeparlamentarja serbe, Maja Gojkoviq.

Për këtë, sipas saj, janë pajtuar edhe presidenti Aleksandar Vuçiq si dhe kryeministrja Ana Bërnabiq.

“Ne do të diskutojmë në marrëveshje me presidentin e shtetit dhe qeverinë e Serbisë edhe çështjen e Kosovës. Këto janë tema shumë të rëndësishme dhe kështu ne tregojmë se po mbrojmë interesat e qytetarëve në parlament dhe jam i bindur se të gjithë deputetët do të marrin pjesë në debatin mbi këto tema të rëndësishme”, tha Gojkoviq për Pink TV.

Autoritetet në Kosovë dhe Serbi tash e sa kohë kanë filluar debatin e brendshëm në përpjekje për unifikimin e qëndrimeve lidhur me dialogun për normalizimin e raporteve por edhe për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëve ligjërisht obliguese për të dyja vendet.

Kuvendi i Kosovës kohë më parë ka miratuar përbërjen e ekipit dhe platformën e dialogut.

Megjithatë partitë opozitare si në Kosovë ashtu edhe në Serbi e kundërshtojnë mënyrën se si është zhvilluar dialogu deri më tani.

Provo po ashtu

tirane, shqiperi, holokausti

Monument për të kujtuar hebrenjtë

Shqiptarët, vepruan me vetëmohim për të mbrojtur hebrenjtë në një kohë kur pjesa tjetër e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.