fbpx
kuvendi 2020

Kuvendi i Kosovës miraton Ligjin për buxhetin e vitit 2021

Me 85 vota për asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi e miratoi ligjin për ndarjet buxhetore 2021.

Buxheti për vitin 2021 është paraparë të jetë 2.4 miliardë euro.

Po ashtu ka kaluar edhe amendamenti për marrëveshjet ndërkombëtare.

Miratohet në parim Projektligji për buxhetin për vitin 2021

Amendamentet pa përkrahjen e Komisionit për Buxhet dhe Financa, nuk kanë kaluar.

Me 24 për, 28 kundër dhe 19 abstenime, këto amendamente nuk kanë kaluar. Bëhet fjalë për 138 amendamente.

Hekuran Murati sqaroi edhe një herë se si janë ndarë amandamentet.

“Propozimi ishte që i kemi 12 amendamente përfshirë edhe ato teknike për t’i përshtatur tabelat dhe i kemi 138 amendamente pa mbështetje të komisionit, kështu propozojmë që të dyja të votohen si pako të ndara, 12 amendamente me mbështetje të komisionit dhe 138 pa mbështetje”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.