Kuvendi fillon me qëndrime kontradiktore

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka filluar ashtu si është pritur , me tensione e akuza reciproke pozitë opozitë.

Në rend të ditës është pika e vetme e rendit të ditës, ri-procedimi i Propozim-Amendamentit nr.24 në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, i propozuar nga Qeveria. Opozita e konsideron riprocedimin veprim kundërkushtetues, kurse subjektet politike të koalicionit në pushtet, PDK-LDK, theksojnë se me riprocedimin e propozim amandamentit Kushtetuta e Kosovës nuk është shkelur.

Nëse Amandamentit 24 kalon, atëherë do ti hapet rrugë themelimit të Gjykatës Speciale, e cila është ‘temë aktuale’ plotë dy vjet.

Ngritja e Gjykatës së Posaçme për krime lufte, mundësohet përmes miratimit të ndryshimeve kushtetuese, për të cilat janë të nevojshme votat e dy të tretave të të gjithë deputetëve të Kuvendit prej 120 vendesh, si dhe dy të tretat e votave të deputetëve nga radhët e minoriteteve.

Propozimi për ndryshimin e amandamentit është refuzuar kohë më parë nga shumica e deputetëve të Kuvendit. Krahas deputetëve opozitarë, themelimin e Speciales e kishin votuar edhe 7 deputetë të PDK-së.

Seanca e sotme po mbahet nën prezencën e fuqishme të përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare dhe nën kërcënimin e protestave të paralajmëruara nga veterantët e UCK-së.  Në qytet po vërehen forca të shtuara policore.

Gjykata Speciale për Krime Lufte, përkatësisht Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, do të hetojnë pretendimet e Raportit të Këshillit të Evropës dhe Raportin e prokurorit amerikan Clint Williamson që drejtoi Task Forcën e Bashkimit Europian lidhur me dyshimet për krime lufte të disa ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndaj popullatës civile gjatë luftës së fundit.

Këto dhoma do të jenë nën kompetencë të plotë të prokurorëve e gjykatësve ndërkombëtarë dhe selia e tyre do të jetë jashtë Kosovës./infoglobi

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.