Kuvajt: Identifikohet autori i sulmit terrorist

Kuvajti tha të dielën se ka identifikuar një qytetar saudit si autorin e sulmit vetvrasës në një xhami shiite ku u vranë të paktën 26 persona dhe u plagosën shumë të tjerë.

Ministria e Brendshme tha se Fahd Suleiman Abdulmohsen al-Qaba’a është përgjegjës për sulmin në xhami gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Incidenti në Kuvajt ishte një nga tre sulmet terroriste të premten në tre kontinente.

Kryeministri tunizian Habib Essid u përpoq të shtojë sigurinë pasi një i ri tunizian hapi zjarr mbi turistët në një plazh privat duke vrarë të paktën 38 njerëz. Më pas, i dyshuari u qëllua për vdekje.

Në jug të Francës, një person hyri në një uzinë amerikane kimikatesh, dhe i preu kokën një biznesmeni. I dyshuari është nën arrest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!