fbpx
gjykata kushtetuese e kosoves

Kushtetuesja vendos sot, Kurti ndoshta bëhet sërish kryeministër

Gjykata Kushtetuese sot mund të vendosë për rrëzimin e Qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti, në rast se gjyqtarët e këtij organi, që është kontrolli më i lartë mbi pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv në Kosovë, vendosin ta shpallin të pavlefshme votën e deputetit Etem Arifi.

Kushtetuesja aktualisht po e mban një seancë publike virtuale ku janë duke u dëgjuar opinionet e palëve, derisa në fund mund të publikohet edhe verdikti lidhur me ligjshmërinë apo jo të votës së deputetit Etem Arifi. Një vendim pro Vetëvendosjes sjell një situatë të re politike në vend.

Në rast të rrëzimit të Avdullah Hotit, ish-kryeministrit Albin Kurti do t’i jepet sërish mundësiatë kthehet në krye të ekzekutivit. Në atë situatë, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, duhet ta kërkojë një emër nga Lëvizja Vetëvendosje për ta drekretuar si mandatar për formimin e qeverisë së re.

Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka treaguar të hënën në emisionin DPT te Fidani në T7 se çfarë do të ndodhë nëse Kushtetuesja shpall të pavlefshme votën e deputetit Etem Arifi.

“Nëse shpallet e pavlefshme, atëherë kthehemi te Kurti”, ka thënë ai. “Kurti kthehet në pozitën ku ishte në fillim. Do të thotë zgjedh se a do t’i dërgojë letrat famoze përsëri u.d. presidentit”.

Si përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje në këtë seancë janë deputeti Artan Abrashi dhe anëtari i këtij subjekti politik, Blerim Salla.

Në anën tjetër, Qeveria po përfaqësohet nga avokati Besnik Berisha. Pos Berishës në Qeveri, LDK-ja nuk po merr pjesë si palë në këtë proces me një përfaqësues të subjektit.

Kreu i Komisionit për Legjislacion, Shkëmb Manaj, po ashtu, po merr pjesë në këtë seancë në cilësinë e kryetarit të Komisionit Parlamentar për Legjislacion.

Nga Kuvendi i Kosovës, si përfaqësues i Zyrës së Kryeparlamentares Vjosa Osmani po merr pjesë këshilltari ligjor i saj, Artan Murati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.