Gjykata Supreme ka vendosur për ankesën e subjektit politik – Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), të paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e këtij subjekti, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së për fitoren e LDK-së gjatë zgjedhjeve komunale në Istog.
Refuzimi i Kushtetueses e bën final vendimin e PZAP-it sipas të cilit kandidati për kryetar të komunës së Istogut, Haki Rugova, e ka fituar garën për kryetar të Istogut në raundin e tretë të votimit në këtë komunë.
Rugova ka fituar me 14 vota diferencë kundrejt kundërkandidatit të tij nga AAK, Gani Dreshaj.
Rugova fitoi 10,033 vota, ndërsa Gani Dreshaj 10.019.